Muzeu Historik Kombëtar, vizitorët interes për historinë dhe lashtësinë

E Enjte, 01 August 2019 13:03

Muzeu Historik Kombëtar vijon të mbetet atraksioni kulturor dhe historik për vizitorët vendas dhe të huaj edhe për gjashtëmujorin e parë të vitit 2019. Muzeu Historik Kombëtar shprehet se vijon të ketë vizitorë të shumtë në ambientet e tij edhe pas suksesit të rritjes të numrit gjatë 6-mujorit të parë krahasuar me një vit më parë. “Muajt janar-qershor 2019 shënojnë numrin më të madh të vizitorëve për 5 vitet e fundit. Studentë, vizitorë të huaj dhe vendas janë të interesuar për të mësuar më shumë rreth historisë së Shqipërisë që nga lashtësia e deri në ditët e sotme, shpjeguar kjo nëpërmjet artefakteve dhe objekteve të ekspozuara në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar”, bën me dije institucioni. Ndërkohë që sezoni veror vijon të jetë me vizitorë në MHK, ku të huajt duket se kanë jo pak interes për objektet, që janë të ekspozuara. Muzetë historikë kombëtarë janë ndër përçuesit më të rëndësishëm të interpretimit zyrtar të historisë së një vendi, krahas dhe me sistemin kombëtar të arsimimit të tij. Ata luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e identitetit për kombin si dhe për përcjelljen e këtij vetimazhi tek vizitorët dhe në botën e jashtme. Muzeu Historik Kombëtar është institucioni muzeor më i madh në Shqipëri dhe një nga më të rëndësishmit. Në mjediset e muzeut gjenden rreth 5000 objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX. Muzeu është konceptuar i tillë, që prezantimi të bëhet nëpërmjet tetë pavioneve. Këto ditë në muze po vijon edhe ekspozita “Leonardo -Opera Omnia”. Vizitorë të shumtë kanë ardhur në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar dhe kanë parë 17 riprodhime vepra pikture të Leonardo Da Vinci të një cilësie të lartë dhe në përmasa origjinale të ekspozuara në hollin kryesor. Kuratori i ekspozitës, Antonio Paolucci, njihet si një prej ekspertëve më të shquar të artit ndërkombëtar. Kjo ekspozitë, së bashku me atë të krijuar vitin e kaluar mbi Caravaggio-n dhe aktivitetin e planifikuar për vitin e ardhshëm mbi Raffaello-n, rrjedh nga një reflektim mbi temën e përdorimit të kryeveprave të mjeshtërve të mëdhenj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...