Artistit shqiptar së fundi i është dhuruar Çelsi i nderit në Turqi
Ai është futur në Librin e Rekordeve të Guiness për herën e 11-të.
Strati vetë ka njoftuar në Facebook se me gozhda ka krijuar një mozaik me fytyrën e Kemal Ataturk – ai që konsiderohet si themeluesi i Turqisë dhe President nga viti 1923-1928.
Puna e tij po ekspozohet në Nigde të Turqisë. Por, kjo punë e Stratit është nderuar edhe me një cmim tjetër, pasi në qytetin e Bor të Turqisë i është dorëzuar Çelsi i nderit.