Teatri Eksperimental, me dy premiera për fëmijët

Hënë, 16 September 2019 13:19

Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" çel stinën teatrore të shfaqjeve për fëmijë me dy premiera. Duke filluar nga dita e shtunë, datë 21 shtator në “ArTurbina” salla 150 do të shfaqet “Libri i paqes". Ndërsa duke filluare nga dita e diel, datë 22 shtator në “ArTurbina” po te e njëjta sallë do të shfaqet "Nata magjike". Në “Librin e Paqes”, janë shkruar rregullat e reja që kanë vendosur piratët, të cilët pas takimit me plakun e mençur e të verbër, kanë vendosur të shpërndajnë thesarin tek njerëzit e varfër. Dhe kështu, së bashku me plakun dhe princeshën nisin aventurën e tyre të re. Mirëpo sirena e detit përpiqet t’i ndalojë. Qëllimet e saj janë dashakeqe, dëshiron me doemos të sjellë kaos dhe të prishë paqen në botë. Përmes aventurës, situatave komike, koreografisë dhe mesazheve që shfaqja përcjell, do të tregohen peripecitë me të cilat piratët përballen për të mundur forcën e keqe. Teksti dhe regjia Dajana Nenaj, kostumografe Sofi Kara, skenograf Beqo Nanaj, koreografe Rosela Pellicciotti. Në skenë janë aktorët Ledjan Gjeçi, Xhoana Karaj, Julian Hurdha, Denardo Neziri, Greta Baci. “Nata magjike” do të jetë e mbushur me të papritura dhe me plot mrekulli. Kjo natë do të jetë speciale për dy vogëlushët Mia dhe Lars. Ka për të qenë një nga ato net, që ka për të ngelur gjatë në kujtimet e tyre më të bukura dhe që ka për t’i ndryshuar ata në një mënyrë apo në një tjetër. Mia, vajza çamarroke, dhe Larsi, djali i sjellshëm, fillojnë udhëtimin e mrekullueshëm të kësaj nate, sigurisht me mikun më të mirë të njeriut, me librin. Mamaja iu lexon librin e tyre të preferuar dhe kaq mjafton për të filluar gjithçka. Pyetjet e dy fëmijëve se a ekziston bota magjike, a ekzistojnë zanat dhe përbindëshat, si mund t’i takojmë ata dhe si ta kontrollojmë frikën do të marrin përgjigje në këtë natë. Fëmijët do të mësojnë gjëra, që do iu vlejnë gjatë. Mia mëson të sillet mirë dhe të mos e teprojë me lojërat, ndërsa Larsi mëson se si mund të mposhtë çdo frikë, dhe e gjithë kjo bëhet me ndihmën e dy miqve të jashtëzakonshëm. Teksti dhe regjia Kleard Gërmenji, kostumografe Sofi Kara, skenograf Beqo Nanaj dhe koreografe Rosela Pellicciotti. Shfaqja vjen me aktorët Lejda Çeli, Aleksandër Mitrollari, Mateo Dervishaj dhe Rexhina Mollaymeri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...