Artistët Inva Mula, Genc Tukiçi e Olen Çezari para artdashësve në Toronto

E mërkurë, 25 September 2019 13:22

Një udhëtim nëpër botë përmes magjisë së muzikës. Artdashësit në Toronto patën rastin të dëgjojnë të dielën tre artistë të skenës botërore, sopranon Inva Mula, pianistin Genc Tukiçi dhe violinistin Olen Çezari në interpretimin e kompozimeve nga kultura të ndryshme të botës.

Koncerti i organizuar me nismë të Pasqyrës Shqiptare, emisionit televiziv në shërbim të komunitetit shqiptar në Toronto prej 17 vjetësh, do të prezantohet në ditët në vazhdim në disa qytete të Amerikës së Veriut.

Koncerti prezantoi një përzgjedhje të disa prej perlave të njohura të muzikës klasike e të folklorit botëror, duke përcjellë emocione të fuqishme për spektatorët e mbledhur në teatrin Isabel Bader në Toronto.

Repertori shpërbeu si një metaforë e udhëtimeve nëpër skenat e botës dhe eksperiencave artistike të vetë interpretuesve në karrierën e tyre në dekada.

“Këto udhëtime nëpër botë e bëjnë një artist,” thotë sopranoja e mirënjohur, Inva Mula.

Ajo shpjegon se koncerti është një udhëtim muzikor nëpër eksperiencat e vetë artistëve në vite. Ajo e hap interpretimin e saj me këngën Globi, dedikuar imagjinatës së fëmijërisë në Shqipërinë e mbyllur të komunizmit:

Për pianistin dhe kompozitorin Genc Tukiçi, përzgjedhja ishte një homazh për majat e muzikës shqiptare e botërore, jashtë zhanrit e kategorive të ngurta:

“Me këtë koncert u referohemi majave të muzikës”.

Kabatë e jugut, jaret shkodrane, serenatat korçare, të ndërthurura me disa nga ariet më të famshme operistike e kompozime të njohura të folklorit botëror në interpretimin e tre artistëve të mëdhenj, që i lidh më shumë se thjesht dashuria për artin.

“Na lidh respekti për njëri-tjetrin si artistë, por jemi edhe miq të mirë,” thotë violinisti Olen Çezari.

Nuk është zhanri ai që dikton perfeksionin. Edhe një këngë në dukje e thjeshtë e traditës popullore kërkon përgatitjen më të lartë dhe arrin të përcjellë edhe emocionet më të fuqishme, shpjegon pianisti Tukiçi:

“Para se me fillu me ba artin e madh apo të vogël, që për mua nuk ekziston, njerëzit thjeshtësisht fillojnë me këndu, pastaj nuk ka fund.”

Mes spektatorëve, malli dhe krenaria dhe emocionet janë të dukshme. Shumë prej tyre shprehen se i kanë ndjekur artistët edhe në Shqipëri dhe është kënaqësi t’i shohin në skenë në atdheun e ri.

Sopranoja Inva Mula, e cila ka qenë e pranishme para spektatorit shqiptar prej dekadash, thotë se komuniteti shqiptar është një artdashës i sofistikuar dhe pret gjithnjë e më shumë nga interpretuesi.

Koncerti i organizuar nga Pasqyra Shqiptare, emicioni televiziv që prej 17 vjetësh është pranë komunitetit shqiptar të Torontos, do të shfaqet në disa qytete në Amerikën e Veriut në ditët në vazhdim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...