Për të 49-tin vit me radhë, qyteti i Ferizajit bëhet nikoqir i shfaqjeve teatrale, përmes festivalit më prestigjioz kombëtar të teatrove, shkruan KultPlus.
Ndërsa sonte, ky edicion i sivjetshëm u përmbyll me shfaqjen, ”Kanuni i Gruas”, për të vazhduar më pas me shpërndarjen e çmimeve, ku shfaqja ‘UN Inspektori”, me regji të Erson Zymberit, u shpall fitues i çmimit kryesor.
Më poshtë mund të shihni listën e plotë të çmimeve të dhëna:
Shfaqja më e mirë “UN Inspektori “ Teatri “Adriana”-Ferizaj, dhe shfaqja “ Zona e pritjes” Teatri “Migjeni”-Shkodër
“UN Inspektori “ Teatri “Adriana”-Ferizaj, dhe shfaqja “ Zona e pritjes” Teatri “Migjeni”-Shkodër
Regjia më e mirë, Kushtrim Bekteshi me shfaqjen “Një letër e humbur” Teatri Tetovës
Aktori më i mirë (Çmimi Ismail Rama), Arsim Fazliu –Teatri i Tetovës
Aktorja më e mirë (Çmimi Adriana), Vjollcë Bekteshi-Teatri i Teatovës
Roli dytësor më i mirë (F), Vlera Pylla-Teatri “Hadi Shehu” -Gjakovë
Roli dytësor më i mirë (M), Simon Shkreli -Teatri “Migjeni”-Shkodër
Roli më i mirë episodik, Urata Shabani-Teatri “Adriana”-Ferizaj
Skenografia më e mirë, Betrim Zeqiri-Teatri i Tetovës
Kostumografia më e mirë, Alma Krasniqi-Teatri “Hadi Shehu” -Gjakovë
Shpërblimi i Gazetarëve (Çmimi Hafir Bislimi), Shfaqja “Erdhi Godoja’’-Teatri i Qyteti të Gjilanit.