Sizmolog

Diel, 08 December 2019 09:17

Nga Bajram Sefaj

(nxjerrë nga libri me tregime fëmijerie: "55 profesione rrëfën Gjyshi modern)

Jo pse nuk e di, madje përmendësh, e di domethënien e kësaj fjale, nga se, profesionin sizmolog ushtrova gjatë gjithë shekullit të punës. (Mos u ngatërro: shekull pune nuk do të thotë tjetër gjë, pos stazh pune, punë e pandërprerë deri në pensionim!). Diçka tjetër, desha të them. Kam qejf të përfitojmë nga rasti e, të lexojmë bashkë, si e përkufizon dhe e definon, këtë profesion FJALORI jonë! Gjyshi e bëri këtë hyrje të gjatë, brenda kohës derisa, mbesën topolake e rehatoi në një gju e, në tjetrin gju, vendosi Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe, (1980), më atë shportë vigane margaritarësh e xhevahiresh, të shpërndara në 2.276 faqet e tij të arta. Nuk e foli më as një fjalë ndërkaq që, në vete, bloi: më rendë ndjeva peshën e Fjalorit, mbi gju se të shtatit të brishtë të mbesës time, në rritë!
Siç fshihet e zhduket një hije e galme dyshimi, për ngut e me nxitim, ashtu si hapen kapakët e një kutie magjike, para syve të blertë, plot shkëlqim kureshtje e etje për mësime të nipçes, Gjyshi hapi Fjalorin, brendinë e të cilit e njihte mirë. U ndal në faqen njëmijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë (1.760) dhe, gishtin tregues që, më parë i ngjante kokës së ndonjë shpendit të panjohur mali, e nguli, si ta mbillte aty, mbi fjalën sizmolog dhe lexoi shpjegimin: SIZMOG, ~ U m. sh. ~ Ë, ~ ËT. Specialist që merret me studimin e tërmeteve e të lëkundjeve të korës së tokës.
Kapërceu domethëniet (motërzimet) e tjera të kësaj fjale,(SIZMIK, ~ E, SIZMOGRF, ~ I m. sh. ~ Ë, ~ ËT, SIZMOLOGJI, ~ A, SIZMOLOGJIK, ~ E, e të tjera e të tjera. Gjyshi e beri këtë kapërcim, nga se i ngjau i panevojshëm për moshën e re që ka mbesa e tij. Kushedi pse, në atë çast, më parë se çfarëdo tjetër, parapëlqeu që këtë fjalë që, në fakt ishte profesioni i jetës së tij, ta gjej edhe në fjalorin e fjalëve dhe të shprehje të huaja, sa për ta bindur mbesën se, në asnjë fjalor të gjuhëve të gjalla që sot fliten kudo në botë, sizmolog, në gjitha motërzimet që vijnë pas saj, si fjalëformim, nuk nxjerr tjetër shpjegim as sqarim, pos asaj që është precizuar në Fjalorin tonë. Por, nuk doli krejt i kotë qëmtimi në një fjalor të huaj. I pari që iu gjend pranë. Fjalori i huaj, Gjyshit ia përkujtojë dy gjera përnjëherë që, asnjëra nuk ishin aq esenciale. Nuk çonin aq shumë në kandar! As njëra as tjetra, nuk ishin aq të rëndësishme. E para, sizmolog/ji, ka prejardhje greke, qe në kuptimin e parë nuk do thotë tjetër pos shkencë mbi dridhjet e tokës. E dyta, edhe më parëndësishme së e para! Derisa në gjuhën shqipe termi, sizmolog, sizmologji dhe të tjera variante që i shkojnë pas, ka hy thellë dhe si i tillë ka lëshuar rrënjë të thella dhe, ndërkohë, është ngulitur, sikur ia themi fjalës, në leksikun e gjuhës se sotme (të përditshme) shqipe. Në gjuhë të tjera, këtë term mund ta ndeshim edhe me një e më shumë, pra: seizmologji, seizmograf e të tjera e të tjera. Sizmograf, në shqip, ose seizmograf në ndonjë gjuhë tjetër të botës së gjerë, është njëjta gjë!
-Kur isha fëmijë i vogël, ndoshta i të njëjtës moshë që ke ti sot, çupa ime, fjalën tërmet nuk e dinim. Dridhje toke, (u dridh toka, dridhet toka...), e quanim atëbotë, atë që sot i themi tërmet. Mund të them se, qysh atëherë, në qenien time, sikur zë fill, nyjëtohet kureshtja ime për këtë fenomen natyror. Nuk e kisha idenë as që me shkonte mendja se, një ditë, do të bëhem pikërisht sizmolog dhe se këtë profesion do ta ushtroja deri në fund, deri në fund të shekullit të punë, sikur të shpjegova në fillim se kështu, shpesh përkufizohet stazhi i punës. Para së shkurtimisht, të rrëfej mbi punën time në këtë profesion, nuk e di pse, krejt papritmas, parasysh me përfytyrohen këto vargje: “ ...dridhim, dridhemi e na dridhin,/ shpërfillës për ndjenjën dhimbje,/ pa e kuptuar se, një natë, një ditë/na merren mendtë e klithim: shembje”! Ku të dihet se çka menduar, ku e qet e ku vret poeti i etnisë, Adem (Gashi). Ndodhi kjo mbase pse, ishim me fjalën dridhje toke nëpër gojë! Po, bija ime, është e vërtetë e pamohueshme se, në jetë ka shumë më shumë dridhje e tundime të tjera (shpirtërore), ndoshta edhe me të mëdha, më të rënda se që janë dridhjet e tokës!
-Me të këtilla gjëra të liga e të galme, nuk dua të ngarkoi e lëndoi moshën tënde të re. Do të flas një herë tjetër, sa të rritësh ndopak edhe! Por, mbaj mend fjalët e Gjyshit: tërmeti, sidomos kur qëllon i çartur e i pa besë, kur hallakatë e shkatërron e çdo gjë, është një ndër fatkeqësitë më të mëdha, një lojë e pahijshme dhe e shëmtuar kryekreje, kur natyre çmendet e tallet me njeriun dhe me fatin e tij keq. Kur jo vetëm ia kallëzo, por ia jep në dore atë të maces! Tërmeti është një fenomen trishtues dhe tinëzar, njëkohësisht që, nuk mund të parashikohet, me herët se vetëm disa minuta para së të ndodh. Para se të shkrep hataja e tij!
Kohëve të fundit, me intensitet të shtuar bëhen hulumtime shkencore të zbulohen mundësi të reja eventuale që, tërmetet, pavarësisht nga shkallë, amplitudë, rihter, shkalla e Richter sipas zbuluesit të saj, francezit me emrin, Charles F. Richter (1934), e të tjera shkallësh force e intensiteti, të regjistrohen dhe të paralajmërohen, madje disa orë përpara se të ngjajnë. Nga disa, (dy a tre minuta, hiç më shumë, të shkohet deri në tetë orë. Që ta realizoi këtë mrekulli është, është zotua një kompani izraelite me emrin Ionoterra, e cila pretendon se mund të paralajmëroi tërmetin edhe tetë (8) orë para se të ndodh. Ky sistemi që, paralajmërohet të jetë në gjendje të zbulojë nivelin, intensitetin dhe vendndodhjen e përafërt të një tërmeti, dhe do të provohet (testohet) në rajonin Vrancea të Rumanisë jo shumë larg Bukureshtit!
Fatbardhësisht në trojet tona nuk kishin ra, gati asnjëherë nuk kanë renë tërmete të rënda, me përmasa katastrofe apo apokaliptike siç pagëzohen shpesh. Kujtohet me pelin hidhërimi një tërmet i madh, gllabërues i cili, para disa shekujsh, qytetin tonë të bukur e historik bregdetar, Durrësin, e përmbyti dhe, veçse nuk e shleu fytyrës së dheut. Tërmete të përmasave më të mëdha, në trojet tona, kanë rënë në Shkup, në Shkodër, në Ulqin e ne ndonjë mjedis tjetër. Ble, mbesë imja, që gjyshi të ka si qershizë, tërmetit që goditi Ulqinin, aq shumë iu gëzuan armiqtë shekullor, apo vetëm një shkrimtar yni i nderuar e ndjeu ashtu, kur u ul dhe shkroi tregimin monumental, me titull “Shtëpia në lëndinë” që nuk ishte tjetër pos përgjigje metaforike e simbolik armiqve, se në trojet e këtij qyteti tonë të lashtë, ndërtojmë shtëpi të reja, mbushu me plot buzëqeshje fëmijësh, pasardhëseve tonë, që do të ritëm bashkë me këngën e lumturisë. Gjyshi të porositë që mos vonosh shumë e ta lexosh këtë tregim dhe të matësh dhe të kuptosh drithërimën e autorit të tij që, është baras me dridhjet e një tërmeti mesatar!
Këtë pjesë, këtë episod bisede, Gjyshi e mbylli, sikur i vuri vulë e kapak nënshkrimi, e vazhdoi: “Jam pensionuar si sizmolog, por, jo se nuk e kam dashtë, por këtë profesion më parë se të them e kam ushtruar. E kam krye me ndjesi, si të ishte i dhunshëm, si shërbimi i ushtarak, “vojni rok” në ish JNA-në (Armata Popullore Jugosllave) në ish Jugosllavi, fara i humbtë e zëri mos iu ndjeftë kurrë më!
-Pse Gjysh, si është e mundur...!
Gjyshi ia ndërpreu mbesës pyetjen, sikur parandjeu vazhdimin e saj. Tha se profesioni i sizmologut është disi, si i mallkuar. Siç janë të mallkuara tërmetet vetë, të nëmur ngjajnë edhe sizmologët. Bile shkohet edhe më larg sa që, predikohet se vetë biseda me sizmologë, sikur ndjell e sjell kob. Grish tërmet!
- Është e vërtetë, vogëlushja ime, se për sizmologun, shërbimin sizmologjik, funksionin dhe rolin që ka ai, pushtetarët tanë dhe përgjegjësit e tjerë tok me ta, kujtohen se ekziston, vetëm atëherë kur, sikurse thotë një ekspresion në gjuhën tonë, u vjen veja të bytha. Kjo do të thotë se vetëm atëherë kur zihen pisk, sidomos kur toka dridhet nga ato tërmete që janë shkatërrimtare. Kur marrin shumë jetë njerëzish dhe shkaktojnë dëme të mëdha materiale. Por, fale mëshirës së natyrës, vendi ynë nuk hyn në çarkun e regjioneve të ashtuquajtura zona tektonike, sizmike, sikurse është Japonia, po e zëmë.
- Jo, a kujtohet kush për në, a s’kujtohet, kurrë e përjetë jo vetëm askund në botë, tërmet mos raft kurrë përjetë, iu drejtuar Gjyshi mbesës se së pafajshme, sikur ajo të ishte fajtore e për të gjithat, bile as pa e porositur se çfarë profesioni do të ushtrojë kur të rritët e të bëhet e madhe. Përkundër zjarrmisë që e pushtoi të tërin, megjithatë, Gjyshi nuk e zbriti nipçen prehri, pa i kërkuar ndjesë dhe pa ia shpjeguar se, fjalia banale veja të bytha, që e përdori pak më parë, hynë në gjirin e të ashtu të quajturave ekspresione, me arsyetimin e menjëhershëm se, ekspresionet gjithmonë citohen ashtu siç janë, në origjinal dhe nuk durojnë dekor, zbukurim, shtim e as cungim. Profesioni ynë, rëndësia e tij, bija ime, del në sipërfaqe sa herë që një regjion, krahinë apo vis, kudo në botë, goditet nga ndonjë tërmet, sidomos atëherë kur ai është katastrofë e me pasoja ë mëdha e spektakolare.
Rritju gjyshit pa brenga e derte të mëdha që jeta i sjell me vetë si një lumë i gjatë që, mjerisht nuk është gjithmonë i qetë si në film, por di të jetë i turbullt, egërshan dhe tejet vërshues... Nipçes, në çasti i shpifet, një përrua i harlisur që, sikur vërshonte fytyrë se tij thatime dhe të vyshkur.
Ajo nuk pranoi vegimin: se ky ishte, për te, prehri i fundit të Gjyshit dhe se rrëfimi mbi profesionin e tij si sizmolog, u këput dhe nuk do të vazhdojë kurrë më...

term.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...