Festival 'kombëtar' i të huajve dhe tallava: Reagojnë kompozitorët Zhulali dhe Ziu

Premte, 20 December 2019 09:50

Kompozitorët e njohur dhe autorët e teksteve Edmond Zhulali e Diana Ziu, kanë reaguar sërish lidhur me Festivalin e 58 të Këngës, që ka ngjallur debate të shumta.

Diana Ziu, e para që ka guxuar të kritikojë hapur mënyrën se si u organizua dhe drejtua ky Festival, pas natës së parë, ka komentuar me këto djalë: “Dëshironi të dëgjoni dhe të merrni leksione për ndershmërinë?! Ejani në Festival, ku përveç disa këngëve që ia vlen t’i dëgjoje! Mos humbisni tallavanë në çdo aspekt, në çdo cep të sallës gjigande. Skena e Festival-Kongres! Mos e humbisni, Mos!” përfundon me ironi kompozitorja.

Nga ana tjetër, i mirënjohuri Edmond Zhulali, ka lënë këtë shënim në Fb:

 

“Në datën 19.12.2019 u mblodh shoqata "Albautor" e cila mbron kompozitorët, poetët, orkestruesit më të njohur shqiptarë, të cilët miratuan këtë deklaratë duke shprehur një shqetësim të madh për mbrojtjen e integritetit kombëtar të Festivalit të Këngës në RTSH, ku për 57 vjet me rradhë publiku shqiptar ka ndjekur këngët e autorëve shqiptarë.

 

Askush nuk ka të drejtë të shkelë mbi traditën e mrekullueshme të krijuesve shqiptarë dhe në këtë festival "kombëtar" nuk ka vend për kompozitorë me nënshtetësi maqedonase, bullgare, rumune apo çfarëdoqoftë me gjithë respektin për to..

Ky është festivali i muzikës shqiptare...Mos shkelni mbi vlerat kombëtare, kulturën,traditën...mjaft më ... Deri këtu nuk papërgjegjshmëria.

Ju lutem lexoni këtë deklaratë.

DEKLARATË

Ne, të gjithë autorët anëtarë dhe përfaqësues të asamblesë së Agjencisë Albautor, e ndjejmë tashmë të detyrueshme që të shprehim publikisht shqetësimin tonë të madh në lidhje me mënyrën e organizimit të Festivalit të 58-të të Radio Televizionit Shqiptar këtë vit, duke qenë se ruajtja e vlerave artistike kombëtare po cenohet haptas nga interesa të ngushta të një grupi të kufizuar njerëzish.

1. Si asnjëherë më parë në 57 Festivale të R.T.SH. kriteret e pranimit të këngëve janë ndryshuar në fund të fazës së pranimit duke vendosur kritere të reja të papublikuara në media dhe të ndryshme nga të gjithë festivalet e kaluara.

2. Në mënyrë të fshehtë janë ftuar në festival kompozitorë me shtetësi jo shqiptare, duke cenuar një ndër parimet më të rëndësishme të festivalit dhe duke shkelur rëndë dinjitetin e kompozitorëve shqiptarë, të cilët kanë arritur suksese të shkëlqyera në festivalin evropian të këngës.

3. Krijuesve shqiptarë nuk u lejohet të marrin pjesë në festivalet analoge si Itali, Maqedoni, Bullgari, Greqi etj... sepse nuk kanë nënshtetësinë e vendit përkatës.

4. Në një kohë kur elementi që i jep këngës fizionominë e muzikës tradicionale shqiptare është kompozitori, ky element hiqet nga individë të cilët nuk kanë asnjë kontribut në muzikën shqiptare, pa marrë asnjë mendim nga artistët që kanë mbajtur gjallë vazhdimësinë e këtij festivali.

5. Në një kohë që me dhjetëra kompozitorë të suksesshëm shqiptarë nuk janë ftuar në festival në kundërshtim me gjithë vitet e kaluara, porositen kompozitorë shqiptarë e të huaj me nga dy këngë.

6. Në kundërshtim të hapur me ligjin e të drejtës së autorit është hequr titulli orkestrues muzikor i këngës, si autor me të drejta të njohura ligjërisht.

7. Festivali i këngës në R.T.SH. gëzon një popullaritet të madh në mbarë opinionin publik shqiptar, duke patur një ndjeshmëri shumë të lartë edhe për faktin që financohet direkt nga taksapaguesit shqiptarë, të cilët duan të investojnë në kulturën shqiptare që ka aq shumë nevojë, pasi është në gjendje të mjeruar ekonomike edhe për faktin që R.T.SH. nuk paguan asgjë për detyrimin që ka në zbatim të ligjit të së drejtës së autorit.

Në lidhje me shqetësimet e parashtruara, jemi të detyruar të gjithë së bashku, si krijues dhe autorë, të ngremë zërin kundër këtyre fakteve abuzive, duke kërkuar unanimisht marrjen e masave për ndryshimin e kësaj situate shqetësuese dhe të një kontrolli financiar të festivalit të 58 të këngës në R.T.SH.

Asambleja ALBAUTOR

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...