Sot në 92-vjetorin e lindjes së tim eti, Luigjit ("Mjeshter i madh")

Hënë, 13 Janar 2020 09:58

Një rrefim i shkurter nga i biri, Nikolin Gurakuqi

IM ATE
Im ate ishte nje burre i ditur, erudit, njohes i kater gjuheve, i letersise klasike dhe moderne, dramaturgjise, muzikes, arteve skenike, piktures, gjuhesise, dhe nje apasionant i madhi sporteve, pa dallim disiplinash.Ishte i pashem dhe i fuqishem fizikisht.Ai bente rregullisht gjimnastike te perditeshme ne koridorin e shtepise, me nje karrike, ku ushtrohesh per muskujt e barkut, te kraheve, dhe te kembeve.
Bente cdo dite banje me uje te ftohte, ndersa kur iknim me pushime ne hotelet e plazhit te Durresit, bente not krol, nga Hekurudha tek Iliria, e kthim.
Vishej thjeshte dhe bukur, por pa ekstravaganca.
Here here me ngjante me aktorin e famshem hollivudian Marlon Brando.
Gjithe jeten e tij nuk rreshti se lexuari e studiuari, edhe kur ishte i semure.
Nuk merzitej kurre, kishte nje durim, vullnet dhe krenari, per t'u admiruar, qe e shoqeruan deri ne fund.
Me kujtohet mire koha, kur iu ngrit kolesteroli, dhe zgjohesh ne 4 te mengjesit te bente xhiron rrotull liqenit, dhe pasi kthehej ne shtepi, vijonte perkthimin e libreteve apo arieve e dueteve, te ndryshme, qe ja kerkonin ne opera kengetaret, apo ne Institutin e Larte te Arteve pedagoget dhe studentet.
Perkthimi per te ishte nje dashuri e hershme qe ne rinine e pare apo ne adoleshence, dhe nuk ju nda kurre deri ne fund me nje pasion te rralle, qe sot nuk ekziston, pervecse ne kujtimet e bibliografeve.
Pasi mbaronte perkthimin, behej gati per ne pune dhe ne 8,30 dilte nga shtepia i lare, i rruar, e i veshur me rrobat me te mira. Ai kishte nje respekt te madh per te.
I paperkulur edhe nga hallet e jetes qe ne fund e sulmuan egersisht me semundjen e papritur te mamase, duke u kthyer ne nje bashkevuajtes qe i sherbeu gruas se tij, me nje devocion te larte bashkshortor per disa vjet me rradhe.
Ai bente pazarin, lante rrobat ne lavatrice, gatuante, pastronte shtepine, si nje amvise e mire, dhe nuk ankohej kurre, ndonese brenda vehtes kishte nje dhimbje te madhe, qe e brente ngadale ne heshtje.
Megjithate ai nuk hoqi dore kurre nga libri, miku i tij me i mire edhe ne diten e fundit te jetes.
Edhe ne naten e fundit te tij mbi dhe, kishte lexuar ne shtrat me abazhurin ndezur tek koka.
Mbi komodine i gjeta dy libra te rinj, me shenjen e lexuesit ne mes.
Ai lexonte paralelisht dy libra.
Kete "ves" e kishte qe ne rini te tij, kur ai kishte krijuar biblioteken "Gurakuqi" bile edhe vulen me te cilen stamponte te gjithe librat qe blinte.
Nuk e kisha menduar kurre se do ndaheshim ashtu papritur, lajmeruar vetem nga nje telefonate e nenes se hutuar nga shpejtesia e precipitimit te ngjarjes ne oren tre te nates.
E gjeta ende te ngrohte tek nxirrte frymen e fundit qe i kishte mbetur, nga sulmi i tmerrshem i nje infarkti total akut,
Kishte kohe qe ankonte, por nuk vendosi te operohej
prandaj ndoshta pa dashje luajti me zjarrin, dhe e pagoi shtrenjte pavendosmerine e tij per nderhyrje ne zemer.
Bluzat e bardha te urgjences, kur i takova tek shkallet e shtepise duke u laguar, me bene vetem nje tundje koke mohuese, pa me thene asnje fjale, duke me dhene te kuptoja se cdo gje kishte mbaruar.
Dhe vertete ashtu ishe, cdo gje kishte mbaruar shume shpejt, vetem me pak fjale e veshtrim te perhumbur:
-Me duket se po vdes sonte- i tha me ze te mekur nenes time, dhe pasi eci vetem disa hapa, pak a shume pese metra, nga kolltuku ne koridor, deri tek shtrati dopio ne dhomen e gjumit,vuri koken ne jastek,syte i perenduan, dhe humbi ne kllapi, si te kishte rene ne nje grope thithese, pa vuajtur as pese minuta.
-Fatziut i vdes gruaja, fatlumi vdes vete- thonte nena ime gjithnje kur ishin te dy gjalle.
Dhe im ate ishte fatlum ne perballjen e fundit me jeten.
Pikerisht ne castin me te veshtire, ajo e mbajti me hater, pasi ne pjesen me te madhe te saj, ishte treguar e padrejte.
Por me pare ai kreu dy detyrat e fundit te tij, pa e nxitur njeri, shkoi ne kishe e u lut, nje dite me pare,
ndersa te nesermen ne temperaturen 35 grade, i cveshur mes e lart, e me pantallona te shkurtra, sikur te ishte djale i ri, pastroi barerat e keqija te kopshtit te vogel, qe kishte kohe qe e kish lene pas dore.
Nena ime ende e shokuar nga humbja e papritur tha: - Ne kishe qau vehten e vet fatlumi, ndersa kopshtin e pastroi, se njerezit qe do vinin per ngushellim, ta gjenin ate te paster-.
Ai e kishte kuptuar se edhe pak dite jete kishte, ndaj dhe i kreu me nxitim te dy detyrat e fundit te tij.
Fatlumi im baba i kurseu vehtes dy vdekjet e tmerrshme qe rane si nje mal mbi ne , humbjen e se shoqes, Lezines, qe aq shume e kish dashur, gruas qe e kish adhuruar gjithe jeten, qe ne rinine e tij, dhe gjamen e humbjes se tmerrshme te nipit 26 vjecar Marsidit.

ISHE ME FAT BABA

bd2e705f-36da-4f6a-9f4f-fff1302fb42e.jpg

Modifikuar më Hënë, 13 Janar 2020 09:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...