Lamtumira e Rikardit, mesazhe prekëse vijnë nga kolegët e tij

Tuesday, 21 Prill 2020 09:31

Lamtumira e Rikardit, mesazhe prekëse vijnë nga kolegët e tij

Pas lajmit se aktori i madh shqiptar, Rikard Ljarja u nda nga jeta, mesazhe prekëse vijnë nga kolegët e tij. Prekës është edhe dedikimi që miku i tij, regjisori Mevlan Shanaj, i bën Ljarjas, i cili thekson se sot dhimbja ka emrin e aktorit.

Shanaj thekson se regjisori i njohur do të kthehet në Shkodrën e jetës, qyteti ku ai u lind dhe tashmë do të prehet.

Mevlan Shanaj: “Ej sot iku RiKard Ljarja! Ej shqiptare dhimbja ka nje emer sot neser do quhet Rikard, emocioni ka emrin e tij, buzeqeshja eshte per te, liria ka dashurine ne zemren e tij, ne shoket lotet i kemi te syte e tij te qeshur, zemra e tij eshte ne ju qe e deshet po kthehet ne Shkodren e jetes se tij. Mik na helmove na shkretove fisnikerine. Faleminderit

dashurise tende, ne tashme dime te vdesin te ndershem. dhuraten e ruajtur zemres tende sot e hodhe ne driten e arit per te pushtuar gjithesine? Drite paste emri vepra e shpirtit tend te bukur, me duar te dridhura ju them; Rikardi mbeti Rikard ashtu si e doni. Ju , si e do Shqiperia, Ded! Ku. Je! Kjo pyetje vjen ne cdo familje per mje min heshtje. Le te kumbojne kembanat e zemrave per te. Lamtumire miku im! Qe mbete mik i shtrenjte!”

Natasha Lako: “Shkrimtarja e njohur shqiptare Natasha Lako e cilëson të parakohshme largimin nga jeta të aktorit e regjisorit Rikard Ljarja, një nga ikonat e kinematografisë shqiptare, aq shumë i dashur nga publiku gati në adhurim”.

Me një mesazh prekës, Lako i jep lamtumirën atij që e quan, ‘fytyra më e dashur e rinisë sime, zemra më e pastër e brezit shqiptar më të papërdhosur’.

“Lamtumirë Rikardi ynë i shtrenjtë! Fytyra më e dashur e rinisë sime, zemra më e pastër e brezit shqiptar më të papërdhosur, shpirt krijues i qytetërimit shqiptar, në vazhdimësinë dhe transformimin e viteve 60 në të gjithë botën, shkodran i mençur me qëndresën më fisnike. Zë kumbues, i njeriut më të zakonshëm. Njeri i filmit, teatrit dhe i penës, i shokëve, i familjes sate të bukur dhe i dashurisë së pafund. Na le para kohe”, shkruan Lako.

Rikard Ljarja u nda nga jeta sot në moshën 77-vjeçare në banesën e tij në Tiranë pas një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh. Ai la pas një jetë me role te ndryshme që u kthyen në personazhet më të dashura të shqiptarëve. Me zërin karakteristik, Rikard Ljarja do të mbetet përgjithmonë në mendjet e atyre që e deshën në skenë.

Rita  Gjeka, drejtoresha e Teatrit Migjeni, në një lidhje telefonike me Report Tv, tha se ishte e pikëlluar nga ky lajm edhe pse e priste pasi e dinte që Rikardi ishte i sëmurë. Ajo tha se Rikardi ishte një njeri i madh dhe nuk e pranoi titullin 'Ndër i Kombit', aq i përulur ishte.

"E prita me dhimbje këtë lajm edhe pse ka kohë që unë e di që Rikardi ishte i sëmurë. Më 1 nëntor të 2019 insistova që të vinte në 70 vjetorin e teatrit, por mënyrën se si mu përgjigj më ngeli gozhdë në zemër. Ai kishte dëshirë të vinte por e kishte të pamundur, Ajo ishte hera e fundi që e takova. Ai kishte një nostalgji për Shkodrën dhe thoshte 'për shpirt nuk iki kurrë nga Shkodran'.  Ai është shpallur "Nderi i Kombit' dhe nuk e ka pranuar me e marr çmimin, i tillë ishte Rikard Ljarja", tha Gjeka

Edi Rama: “Lamtumirë mik”, shkruan Ram në një postim në facebook, ndërsa ndan foton e “Dedës”, një prej roleve më të njohur të aktorit të ndjerë, në filmin ‘Rrugë të Bardhë”.

Moikom Zeqo: “RIKARDI-ARTISTI I MADH I FILMIT SHQIPTAR-AI MBETET PERGJITHMONE NE SUBSTANCEN E KUJTESES”

Josif Papagjoni: “U zgjova me lajmin e hidhur. Tmerr. Sa keq. Nje ikone e pazevendesueshme e kinemase iku. Nje njeri i ralle, artist i kompletuar, shkrimtar, mjeshter i penes, fjales, imazhit. Lavdia e artit qofte me ty.

Enver Shengjergji: “I perjetshem do te mbetet ne zemrat dhe mendjen tone kjo embleme e kinematografise shqiptare per gjithcka qe na fali me talentin e tije.Ngushellime familjes miqeve te afermeve kolegeve. Pushofsh ne paqe i madhi Rikard Ljaria!”

Besnik Bisha: “Ky lajm i ores se vone na tronditi te gjitheve. Rikard Ljarja miku im, miku i juaj, miku i te gjitheve, u largua i qete, i heshtur nga kjo bote se ciles i dhuroi shume nga shpirti i tij. Ngushellime familjes, te afermve, miqve dhe shokve te tij!”

Astrit Çerma: “RIKARD LJARJA iku...

A thua?!..

A mund të iki një nga krijuesit më të fuqishëm, e pse mos të themi, më i fuqishmi i historis së filmit shqiptar?!.

Ai ishte një margaritar në gurët themeltar te themelit ku ngrit godina e artit tonë kinematografik..

Ylli i parë i plejadës së yjeve që ndriçuan e ndriçojnë në hapsirën e ekranit..

Nuk mund ta besoj ikjen e tij ndaj nuk mund ta belbëzoj lamtumirën..

Më mbetet vetëm ta përshëndes dhe ta falënderoj me fjalët:

- Të faleminderit o mik që ishe në jetën tonë... “

Rita Filipi: “Në Parajsë është një vend i veçantë për artistët si ty Rikard Ljarja. Të kemi dashur shumë, të harruam shumë, të sulmuam ca kohë (mbase jo ty direkt, por filmat shqiptarë në përgjithësi për ideologjizim e tyre, duke harruar pasionin dhe profesionalizmin e madh e të mundimshëm tëndin e të kolegëve të tu kineastë e aktorë) Tani përsëri do të të kujtojmë shumë, pasi do të na mungosh. Dhe sa herë të shohim në ekran portretin tënd të bukur e të gdhendur, përherë në paqe me vetveten, do të gjejmë kohë të ndalemi më gjatë. Lamtumirë Rikard Ljarja!

Kujtim Gjonaj: “Lajm i trishte. Na u largua nga gjiri yne nje aktor i madh, regjisor i talentuar , poet emocional dhe mbi te gjitha nje njeri fisnik me zemer te madhe, model i rinise shqiptare te cdo kohe. Lamtumire koleg i dashur.Paqe per shpirtin tend te paster!

Luan Rama: “Rikard i dashur! Sapo më njoftuan për ikjen tënde. Lajm i rëndë për të gjithë ne, miqtë e tu të Kinostudios, lajm i cili na pështjell me një trisht te jashtëzakonshëm duke na risjellë gjithë ato vite krijimi kur kinemaja, filmi e aktrimi u kthye në sinonim i jetës tënde. Kështu mbete në sytë e Shqipërisë dhe jo vetëm të saj. Nuk di pse duke menduar për ty menjëherë ndjeva nevojën të dëgjoja një Mozart, një requiem apo himnet më të bukura të muzikës së tij me klavinçelë, violina, violinçelë e piano, një muzikë hyjnore për një mik të shtrenjtë si ti, gjithnjë i qeshur, i thjeshti, i përunjuri, njerëzori dhe mënçuria e artit dhe e kuptimit filozofik të jetës që gjithnjë shihje tek të tjerët veç anën e dritës dhe të së mirës. Dëgjoja Mozart që ti e preferoje nga klasikët e tjerë. E dëgjoja për prehjen dhe ikjen tënde por çuditërisht pikasa se ti nuk shkoje, ti vije, po ai i kaq shumë dekadave, vije që larg që nga rrugët e Shkodrës me pasionin për artin dhe shqetësimin tënd në sheshet e xhirimit, me të gjitha rolet ku u ngjize dhe krijove. Ishin ata role që të sillnin tani, që të kthenin nga ajo rrugë morti, nën tinguj mozartianë, ku ai korr i fuqishëm të ngrinte lart duke mbajtur kështu krijuesin e shquar, dashnorin e kinemasë, sepse ti gjithë jetën tënde artistike zgjoheshe dhe flije me filmin, madje shpesh ishe i pagjumë, sepse shpirti yt kërkonte gjithnjë figurën e përsosur, simbolet domethënëse të jetës, ekzistencës njerëzore, artin e vërtetë.

Rikard i dashur, është arti yt që nuk vdes dhe ky requiem që dëgjoj tani, jam i bindur se e dëgjon edhe ti. Ti do të vish gjithnjë për këndej, miku ynë bujar, artist…”

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...