Regjisori dhe aktori i madh Rikard Ljarja u përcoll sot për në banesën e fundit në qytetin e tij të lindjes, Shkodër, mes duartrokitjeve dhe rregullave të diktuara per shkak të situatës në vend nga koronavirusi.
Bashkëshortja e tij, aktorja e njohur Marjeta Ljarja mbante në duar fotografinë e aktorit dhe ka gjetur forcën të flasë duke i falënderuar të gjithë të pranishmit dhe ata që u kanë dërguar mesazhe pafund, prekëse, e që për shkak të kufizimeve nuk mundën dot ta përcillnin aktorin dhe regjisorin e madh.
E mbushur me emocione dhe lot në sy, aktorja tha se nuk është e pishmanit për këtë ceremoni kaq të thjeshtë mortore.
“Nuk kam pishman që është një përcjellje kaq e thjeshtë, por është shumë shpirtërore. Mesazhet janë pafund që kanë dalluar pjesën njerëzore, pjesën e mirë të Rikardit, jo thjesht pjesën e ekranit. Ju falënderoj me shpirt që e thyet këtë vështirësi dhe jeni këtu me ne sot. Është shumë më e bukur, kaq thjeshtë, më njerëzore. Faleminderit të gjithëve”, tha Marjeta.