“Një bionde e bukur, me flokë të gjata”, vajza që u bë frymëzim për këngën e parë të Luan Zhegut

Saturday, 02 May 2020 21:23

Ai është një nga kantautorët më të suksesshëm shqiptar, me një talent që gjithmonë është dashur dhe duartrokitur nga publiku. I vlerësuar me shumë çmime për interpretimin e tij autentik, për cilësinë dhe kthjelltësinë e zërit, por edhe aftësinë e tij si kompozitor, Luan Zhegu është një nga emrat që ka lënë gjurmë në historinë e muzikës shqiptare.

Mban titullin “Mjeshtr i Madh i Skenës”, titull ky që ka shënuar tek ai shumë çmime në festivale. E nisi karrierën në muzikë që në moshën 12-vjeçare dhe shumë pak prej nesh e dinë që Luan Zhegu e ka nisur karrierën në muzikë si tenor. Më pas në moshën 17-vjeçare, i dashuruar dhe pasionuar pas baterisë, punoi në cirkun amator të Tiranës si instrumentist.

Kompozimin e parë e bëri kur ishte ushtar në Pashaliman, ku fuqia e detit dhe natyrës bënë që të shënonte këngën e tij të parë, “Vajza dhe deti”. Fill pas saj, Zhegu pati fatin të kompozonte këngë për Vaçe Zelën dhe shumë këngëtarë të tjerë. I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, kantautori rrëfeu të tjera detaje rreth karrierës së tij të gjatë e të suksesshme.

“Fillimet e mia janë në moshën 12-vjeçare si tenor. Kur fillon adoleshenca ndryshon zëri, kalova në tenor të dytë dhe më pas bariton. Iniciatore që t’i futesha muzikës ka qenë motra ime, sepse ajo më dëgjonte nëpër shtëpi. Unë i dëgjoja këngët dhe i riprodhoja direkt. Prindërit e mi nuk donin që të vazhdoja me muzikën. Prindërit në atë kohë ishin superiorë, nuk ishte si sot. Kështu që studiova për ekonomi dhe punova në Ministrinë e Mbrojtjes. Isha i dashuruar me këngën dhe baterinë dhe punoja në cirkun amator. Më pas më çuan në marinë, në Pashaliman, atje ishe një breg shumë i bukur dhe banorët aty bënin plazhin dhe aty pamë një vajzë shumë të bukur dhe një shok i imi bëri një tekst. Unë u inspirova dhe bashkë me Naum Gogën bëmë këngën dhe kënga mori dhen. Mbaj mend që ajo këngë dëgjohej gjithandej dhe në fillim nuk dihej autorësia dhe flitej që ishte këngë korçare, serenatë”, rrëfeu Zhegu./tvklan.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...