×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Sot, 70-vjetori i Timo Fllokos, ikonë e filmit shqiptar

E Enjte, 26 Prill 2018 18:01

Timo Flloko (1948). Aktor, pedagog. Lindi ne Peje, Kosove, me 26 prill. Kreu studimet e larta per aktor ne Institutin e Larte te Arteve ne vitin 1970, ku spikati per talentin e tij. Fill me pas u emerua pedagog i mjeshterise se aktorit ne degen e drames deri ne vitin 1996, kur emigroi per nje kohe ne Amerike. U rikthye ne Shqiperi ne vitin 2002. Aktualisht eshte pedagog dhe aktor i lire, i angazhuar ne projekte te ndryshme ne skene dhe ekran.

Karriera e tij nisi me filmin Ngadhenjim mbi vdekjen, 1967, ne rolin e Fatosit, ku u dallua per sensin realist, thjeshtesine dhe dhuntite psikofizike me prirje drejt tipit te heroit. Ne vitin 1971 luajti rolin e cimit ne dramen Nje shok i klases sone (1972) e Kujtim Spahivoglit*, ku ra ne sy prirja per nje loje qe orientohej kah zhbirilimi psikik, tonet e buta, nje sjellje sa me e natyrshme, pa zhurma, jo rralle me perdorimin efikas te heshtjes emocionale. Orfeu ne dramen Orfeu zbret ne ferr (1972) e Tenesi Uilliamsit ishte nje veshtrim poetiko-psikologjik, ku alegoria dhe simbolet e ardhura nga teksti, si dhe koncepti regjisorial i Mihal Luarasit* u shprehen nga nje interpretim i ngrohte dhe inteligjent. Ne vitin 2002 misheroi figurer’ poetiko-filozofike te Prometeut ne dramen Stinemerzitshme ne Olimp te Ismail Kadarese*.

Permes nje loje te bukur, te hijshme e me theksa drarhatike, ai dha vuajtjen e heroit mitik te qendreses e te rebelimit ndaj pushtetit abuziv, sikunder edhe vuajtjen nga harresa, snobizmi, mosmirenjohja dhe keqadministrimi i ligjeve hyjnore, i dijes dhe i energjise prej lakmise dhe mendjengushtesise se njerezve. Me rolin e B-se ne diadramen Per nje fjale goje te Natali Sarrot (2006), rishtazi konfirmoi talentin e tij, kesaj here me prane lojes psikologjike, me denduri nentekstesh, dyzimesh e planesh te dyta, duke percjelle te publiku nje shpirt te brishte njerezor, te ngerthyer nga keqkuptimet, mungesa e komunikimit, komplekset. Edi Karbone ne dramen e Artur Milerit Pamje nga ura, 2007, shenon nje pike kulmore te aktrimit te tij.

Ai thuajse e ndryshoi formatin e vet aktorial te parapelqyer, duke ngulmuar me fort ne nje loje pasionale, me pervuajtje te thuketa, klithma, vrullime dhe energji te ndrydhura psikike, qe clirohen ne forme shperthimesh te befta, per te bere me te rrokshme kesisoj shpeshtjellimin e personazhit, skrupujt e tij morale, fatalitetin, zgripin ekzistencial te qenies prej dokeri dhe emigranti, si dhe mungesen e vetepermbajtjes. T. Flloko u be i njohur dhe i dashur per spektatorin vecanerisht ne kinematografi, ku u dallua per thjeshtesine, sinqeritetin dhe natyrshmerine e interpretimit, per hirin e tij, per pamjen dhe sjelljen prej heroi e njeriu te virtytshem, qe vendoset ne situata dramatike dhe i kapercen pa “buje” ato.

Spikati me rolin e Mecos ne filmin Kur zbardhi nje dite, 1972, me te cilin paraqiti bariun patriot, trim e zemerbardhe vetjakesia e te cilit shperfaqej nga aktori saje nuancimeve’ poetike e dramatike, si dhe nje veprimi fizik energjjk nje karakter njerezor qe te joshte, i thjeshte e pa zhurme qe veteflijohet me bindje per jeten e shokut te plagosur duke realizuar artistikisht nje vdekje sa tragjike po aq mallengjyese e te madherishme. Ne po kete prerje, vecse me kompleks si karakter dhe me nje bote shpirterore te trazuar e te pernxitur nga hakemarrja, luajti rolin e Mato Grudes ne filmin Njeriu me top,1977. Veshtrimi i tij percjell deliresi, ashtu sikunder humbullon  nga flukset psikike dhe peshjtellimet e brendshme. Pergjithesisht, T. Flloko ka krijuar nje portret te endshem aktorial, prej njeriu fisnik nga buron besim, dashuri, miresi e simpati.

I tille qe edhe ne rolin e mesuesit ne filmin Lulekuqe mbi mure, 1976, me te cilin u nderua me Medaljon. Tonet psikologjike e dramatike qe pershkojne interpretimin e tij, posacerisht recitimi i vargjeve te poezise Maratonomaku te F. S. Nolit, krijonin ne film nje tension te forte psikik. T. Flloko eshte i vertete ne perjetimin e figures, ne sjellje, ne gjeste, ne veprime e ne interpretimin e fjales. Karakteret e tij ne kinematografi jane te ndryshme: luftetare te lirise dhe tipat e lidhur fort me luften clirimtare, jeten dhe njerezit, si: Kanani te Shtigje lufte, 1975; komandanti te Malet me blerim mbuluar, 1970, tek i cili bie ne sy zhdervjelltesia fizike e veprimit dhe ndjenja e drejtperdrejte; Visari te Militanti, nderuar me Kupen e Festivalit, 1984, tek i cili frymon madheshtia ne thjeshtesi, tragjikja te poetikja dhe e jashtezakonshmja tek e zakonshmja etj.

Por ai ka luajtur me ndjeshmeri dhe sens te forte realist, gjithashtu, edhe figura qe shembellehen prej kategorise se njerezve te rendomte, si Cecemi te Nata e pare e lirise, nderuar me Kupen e Festivalit, 1984; ose drejtues te larte te pushtetit, si kryetari te filmi Rrethimi i vogel, nderuar me kupen e Festivalit VII, 1986, ku humania, e perkora dhe e besueshmja fitojne perparesi dhe shnderrohen ne premise te vertetesise se lojes se tij. Gjithashtu, ai ka interpretuar personazhe te njohur historike, si Cerciz Topulli te filmi Liri a vdekje, 1979, ku vepron po e njejta metodologji aktrimi, ajo e harmonise midis sublimes dhe te perkores.

Tipologjia e krijimeve te tij pasurohet me tutje me personazhe epike e tragjike, te forte e qendrestare, qe vijne nga historia dhe baladat, si Gurgejm Dreni te filmi Balada e Kurbinit, 1990, nderuar me cmim, fale te cilit ai i dha sharme aktorial arketipit mitologjik shqiptar si sinteze poetike etnopsikologjike, sikunder edhe nje trajte te hijshme nga pikepamja e imazhit filmik peripecive tragjike, riperteritjes dhe sfides se mbijeteses. Ne vitin 1991, fill pas ndryshimeve politike rrenjesore ne Shqiperi, luajti me nje ndjesi te dukshme dramatike, me vertetesi dhe emocion rolin e Agronit ne filmin Vdekja e kalit – nje ushtarak i pafajshem, i ndeshkuar padrejtesisht nga diktatura, porse pa ndjenjen e hakmarrjes e te revanshit; filmi u nderua me Kupen e Festivalit X, si dhe me Cmimin e Pare te Euro-Festivalit te Saint Etienit, 1997, ne France perkushtuar ne Akademine e Arteve, me kontribut te shtrire pergjate shume viteve. Mban titullin Artist i merituar dhe "Mjeshter i madh".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...