Veliaj, koncert për të papunët e militantët në Sheshin “Skënderbej”

Tuesday, 01 May 2018 11:05

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka gjetur rastin për të dalë edhe një herë në televizor, duke shfrytëzuar imazhin e yjeve të muzikës shqiptare, të cilët, me siguri i ka paguar “sa frëngu pulën”. Se sa është fatura e këtij koncerti vetëm ai e di, kur fare mirë këto para mund të përdoreshin për të përmirësuar nivelin e jetesës së komunitetit e votuesve të tij.

Në ditën ndërkombëtare të punëtorëve, 1 Majin, në “Sheshi Skënderbej” ai organizon një koncert për të harruar papunësinë, mjerimin dhe varfërinë e qytetarëve të tij, pasi i ka ngopur ata me taksa e propagandë boshe.  Sipas Veliajt, disa nga zërat më të pëlqyer nga të rinjtë si: Ledri Vula, Arilena Ara, Yll Limani, Alban K. Ramosaj, Filloreta Raci, Argjentina Ramosaj, DJ ALDO “do të ndezin” sot sheshin më të madh të shqiptarëve me muzikën e tyre moderne, në një koncert që pritet të fillojë rreth orës 19:00. Ky koncert nuk është as më shumë e as më pak vetëm reminishencë e së kaluarës komuniste kur 1 Maji shallej festë dhe punëtorët e “kënaqur” marshonin para udhëheqjes e diktatori mbante fjalime.  Vetëm parada mungon, por nuk do mungojë fjalimi i Erionit, dhe premtimet e tij për Tiranën e së nesërmes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...