Bushpepa, Fureraj, Meta, krenarë së janë shqiptarë

E mërkurë, 02 May 2018 13:22

Eurovizioni, në 8 maj flamuri shqiptar valëvitet në Lisbonë

Dhe një javë ka ngelur nga nata e parë e Eurovizionit në Lisbonë. Eugent Bushpepa dhe Eleni Foureira (Entela Fureraj) janë duke bërë përgatitjet për edicion e radhës të Eurovisionit, ku do të jenë konkurrentë,  por konkurrenca nuk i ka ndaluar këngëtarët, të cilët flasin më krenari për prejardhjen e tyre, të bëjnë një fotografi së bashku, duke krijuar figurën e shqiponjës me duar. Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira ka udhëtuar këto ditë drejt Lisbonës, ku do të përfaqësoj Qipron në festivalin evropian “Eurovision”.  Në një intervistë për Wiwiblogs, Eleni e ka thënë me krenari se është me prejardhje shqiptare.

“Është vështirë të jetosh në Shqipëri dhe pastaj të fillosh jetën në një shtet të ri, ku nuk e njeh askënd, por gjitha këto vështirësi mua më kanë bërë kjo që jam. Unë jam krenare që jam shqiptare dhe jam shumë e lumtur që jam rritur në Greqi i cili është një shtet fantastik por jam edhe krenare që po e përfaqësoj Qipron në Eurovision”, është shprehur Foureira.

Kujtojmë që Eurovisioni këtë vit mbahet më 8 maj dhe me dy aritstët shqiptarë Bushpepaj dhe Fouriera, pritet të bashkohet edhe i treti, Ermal Meta që përfaëqson Italinë.

Eugent Bushpepa me këngën “Mall” ishte fitues i Festivalit të 56-të Këngës në TVSH, festival ky që i siguroi biletën për Eurovizion dhe do shpalosë flamurin kombëtar shqiptar në Lisbonë.

Eleni Foureira është shqiptarja e dytë që do të marrë rrugën për në Eurovizion. Eleni do ta përfaqësoj Qipron me këngën “Fuego”. Ajo jo rrallë herë e ka potencuar se është shqiptare, por kësaj radhe do të ecë drejt skenën me flamurin e Qipros.

Ermal Meta është shqiptari i parë që fitoi Festivalin e Sanremos, i cili jep dritën jeshile për përfaqësimin e Italisë në Eurovizion. Ermali bashkë me Fabrizio Moro do marrin rrugën për Lisbonë nën petkun e flamurit të Italisë me këngën “Non mi avete fatto niente”.

Modifikuar më E mërkurë, 02 May 2018 13:25
Login to post comments

Më të klikuarat

Error: No articles to display

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...