×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Dykuptimësia tipologjike e vargut të Ferik Ferrës

E Enjte, 05 Prill 2018 18:09

Dr Fatmir Terziu
Një “dykuptimësi tipologjike”, si i tillë konsiderohet jo vetëm nga situata si “klishe”, por si mjet për të reflektuar mbi lidhjen mes imitimit dhe reflektimit, varësisë dhe autonomisë, të kaluarës dhe të tashmes, ose natyrës së qasjes poetike vetë, si diçka që nuk ndodh “ex novo” gjithmonë në dialog me një të kaluar që duhet të rezistohet. Poetin shqiptar Ferik Ferra e lexojmë pikërisht në një ‘ex novo’ ritmike të vargut të thyer, për të cilën Injac Zamputi, natyrshëm do të ndjente atë ‘metamorfozë poetike’ që lidh ‘ecurinë vargore’ në një dykuptimësi tipologjike (Zamputi, 1943: 13-15).E lexojmë në atë ecuri vargore të kësaj dykuptimësie poetike me të cilën poeti Dritëro Agolli rilexoi ‘njeriun dhe poetin në poezinë e Ferik Ferrës, teksa theksoi se “Ferik Ferra është poet që vjen në poezinë shqipe me formim të plotë, me njohje të thellë kombëtare dhe botërore, të poezisë klasike dhe moderne” (Agolli, 2004:7). Në fakt këtë pikasje e ka ritheksuar edhe poeti Xhevahir Spahiu kur shprehet duke lexuar këtë poezi se ‘jemi para një poezie të arrirë, para së cilës nuk mund të kalojmë pa u ndalur, aq më pak të shkujdesur (Spahiu, 2005:363).E ndërsa Alfred Uçi e gjen këtë tek ‘mbijetesa e poezisë’ si shkakun e ‘vonesës gjysmëshekullore’ në një afëri situatore, Perikli Jorgoni e sheh “ardhjen e vonuar të Ferik Ferrës’ si pritja e duhur për tu ‘ndjerë i lirë e i papenguar’ (Uçi, 2005: 270 & Jorgoni, 2005: 288). Dhe kështu poezia që nisi në moshën e gjashtëdhjetë e shtatë të poetit duket se është edhe një përputhje e qetë në vetë aritmetikën e nëntë vëllimeve poetike që plotësohen me “Nata pa agim”, “Koha e gurit”, “Në diellin e vështirë”, “Pellgje dielli”, “Katër shekuj para Krishtit”, “Duke kapërcyer shekullin”, “Flautet e dimrit”, “Nata e vdekjes së dytë” dhe libri dygjuhësh shqip dhe anglisht “Diell i vështirë” (Arduous Sun).
Dykuptimësia dhe Poezia
Zanafilla e një analize të thellë poetike lidhet me ambiguitetin (dykuptimësinë poetike) të  Uilliam Empsonit tek studimi i tij “Llojet e Shtatë Paqartësive”, i cili u botua së pari në vitin 1930.  Studimi përmban një analizë të detajuar të llojeve të ndryshme ‘të dualitetit’ dhe se si këto mund të funksionojnë. Në këtë studim Empson jep si një përkufizim: “çdo nuancë dykuptimëshe, i jep hapësirës reagime alternative me të njëjtën pjesë të gjuhës.”Ai kontraston me këtë ndërhyrje, duke përdorur vargëzimin e zakonshëm, të cilin ai e definon si “diçka shumë të theksuar dhe, si rregull, i mprehtë apo imitues”. Shumë poetë që kanë kërkuar për ta bërë pjesë të vargut të tyre dualitetin kuptimor, e kanë ndërlikuar, ndoshta qëllimisht atë, dhe gjuha tingëlluese tenton që të shpreh dilema kuptimore, dhe bëhet më poetike, se ajo gjuhë që në fakt është.Përshembull Paul Celan, ka gjetur mjedis poetik të qartë në përdorimin e gjerë të fjalës dhe tek frazat që kanë kuptime të ndryshme dhe kështu poezia e tij është ndërtuar në një mënyrë të tillë që shumica e vargjeve jep lexime të rrjedhshme, thjesht tejet të mundshme e mjeshtërisht të realizueshme mes dykuptueshmërisë. Shpeshherë kjo dykuptueshmëri e Celan është cilësuar si një ‘paqartësi’. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se ‘paqartësia’ e tillë është vetë kënaqësia e leximit të poezisë, sipas Empsonit.Nëse ne do të referohemi tek kjo teoremë analitike e leximit të poezisë, natyrisht pajtohemi edhe me leximin e vargut të poetit Ferik Ferra. Në fakt pikëtakojmë atë që Dhurata Hamzai e shtron si një ‘ecje në kah të kundërt me jetën e poetit, ku poezia e tij vjen e butë, e ngrohtë, e plotë dhe e lirë, aq e lirë, sa dhe pjellore është fantazia e Ferik Ferrës’ (Hamzai, 2008: 5).Poeti përdor fjalë dhe fraza që të thotë dy ose tre gjëra në të njëjtën kohë, duke u mbështetur në hapësirën që për lexuesin, aq sa për të identifikuar mundësi të ndryshme dhe pastaj duke e lënë vetë lexuesin të vendosë se cili është ai mesazh që vjen nga ‘akuza’ vargore. Poeti Ferra përdor këtë lloj paqartësi vargore, për të përshkruar disa dimensione brenda një teme të vetme me një ridimensionim njëlloj të rëndësishëm ose të vlefshëm.Në të dyja rastet kjo prognozë poetike, është mjaft e rëndësishme pasi lejon që lexuesi të mësojë duke pranuar se nuk do të jetë gjithmonë një kuptim i menjëhershëm vargor, një tematikë e dukshme dhe definitive dhe se qëllimi i poetit nuk do të jetë gjithmonë i qartësuar menjëherë.Në poezinë “Natë pranverore” kjo shtrirje vargore që rimbursohet mes qartësisë parimore gjendet fare lehtë në një dimension tejet kuptimplotë: “Lehtë po pigron zogu në hala t’pyllit/në heshtitë e errëta zëri i tij zatetë/drejt pafundësish, mbi kreshta një bulëz ylli/në një pikë argjendi nata kujtimet tretë”.Le të kujtojmë një bisedë të autorit me Qazim Shehun, teksa thelbi është tek ‘poezia’ që sipas Ferrës është ‘si trëndafili që erën e tij e çon deri në thellësi të qenies’ dhe se ‘poezinë klasike nga ajo moderne e ndan një gjë e vogël. Kush shkruan poezinë klasike shkruan atë moderne.[shembulli: Fishta “Një lule vjeshte”] (cituar tek Shehu, 2010: 47). Në këtë intervistë tejet profesionale autori shprehet: “vargjet kam filluar t’i shkruaj në moshën 15 vjeçare, në gazetën e murit të shkollës. Poezia e parë ka qenë për ‘7 Prillin’. Pas dy-tre ditësh ajo poezi u hoq. Kjo më ngushtoi kurajën që kisha për të shkruar. Mbeti që poezitë tash e tutje t’i shkruaja për vete. Kjo ndodhi në 1949” (ibid).Pra sipas vetë Ferrës një poet duhet t’i shkruajë të dyja, edhe klasiken, edhe modernen, se ndryshe është gjysmak. Këtu merr jetë edhe dykuptimësia logjike e vargut të Ferrës, sepse ai kupton dhe kompleton ‘profesionistin e vargut’. Poezia “Çamiko”, kushtuar valles çame të Osman Takes, lexohet në këtë dykuptimësi të cituar: “Zambakun e qefinit/çelur në hapësirat e dritës/pret të lëkundë/në përdredhjen e vdekjes/krahu i rrapit të Janinës...”.Por ndërsa Anton Çefa sugjeron se ‘poezia e Ferik Ferrës nisi rrugëtimin e saj pikërisht duke u nisur nga shkolla shkodrane’ e poezisë, duke mbetur e ripërtërirë, e freskët, e gjallë, e re deri në modernitet, ajo që vjen nga dykuptimësia logjike e vargut në poezinë e tij është një mision vargor (Çefa, 2011:53). Poezi të tilla si “Famuri”; “Natë dimri”; “Lugina e mbretërve”; apo edhe ajo “Lugina e mbretëreshave” qartësojnë këtë lidhje adekuate të mendimit të shfaqur. 


Në mbyllje
Ferik Ferra i ardhur në jetë në vitin 1934, u dashurua me fjalën e bukur poetike dhe filloi të shkruaj poezi që në moshën e rinisë. Në vitin 1956 ai e dogji një fletore me poezi. Dhe pse ato nuk ishin poezi kundër rregjimit, ato ishin lirika dhe krijime me mendime personale, por që e trembën autorin dhe e detyruan t’i zhdukte.Pra, jeta nuk ia dha fatin dhe modelimin e shkrimit në një kohë që ai ishte i dashuruar me të, por vite më pas kur poeti, vëllimin e parë të poezive e botoi në vitin 2001. E këtë e nisi me shtysën e Perikli Jorgonit, bashkëkrijuesit të tij në kohën rinore. Më pas ai shpejtoi udhën poetike me vëllimet e tij, plot dhjetë libra si “Duke kapërcyer shekullin”, “Në diellin e vështirë”, “Nata e vdekjes së dytë”, “Dielli vështirë” shqip dhe anglisht, “Ëndërra e bregut tjetër” etj.Kjo “shpejtësi” relativisht botuese kishte zanafillën e saj në kohë tjetër, por që në këtë kohë na solli një faktor më të qartë tek dykuptimësia tipologjike e vargut të lëvruar në rini e më pas në udhën e jetës prej Ferik Ferrës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...