Fieri pret për të pestin vit Panairin Kombëtar të Librit!
Rreth 100 botues, institucione kulturore, arsimore, klube shkrimtarësh, OJF nga të gjitha trevat shqipfolëse gjatë katër ditëve do prezantojnë 1500 tituj librash të rinj nga të gjitha gjinitë.
Dita e parë iu kushtua figurës së Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Të ftuar kanë qenë edhe personalitete të njohura të letrave: shkrimtarë, poetë, akademikë, përfaqësues të medias e politikës, të cilët vijnë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi e Maqedonia.
Panairi i librit organizohet nga Fondacioni Kulturor “Harpa”.