×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Shkrimtari izraelit Amos Oz: Trump bëri atë që të gjitha shtetet e tjera duhet ta bëjnë

Premte, 18 May 2018 18:12

Amos Oz, një nga autorët më të njohur të Izraelit, gjithashtu një aktivist i madh i paqes i cili vazhdon të jetë një mbështetës i  vendosur për një zgjidhje të mundshme mes dy shteteve  në vendin  e tij. Ai tregon për DW se si beson që paqja mund të arrihet....

I biri i dy prindërve emigrantë hebrenj nga Europa  Lindore, Amos Oz u lind në Jeruzalem më 4 maj  të vitit 1939 në një kohë kur tmerret e Holokaustit sapo filluan të shpaloseshin. Kjo ngjarje ndodhi pikërisht nëntë vjet përpara se shteti i Izraelit filloj të proklamohej si i tillë në një tokë të njohur me parë si Palestina.
Ndërkohë që Amos po rritej si një “përkrahës Zionist” pas luftës gjashtë ditore në vitin 1967 ai u bë një avokat i hershëm i një zgjidhjeje mes dy shteteve për t’i dhënë fund konfliktit izraelito-palestinez.
Në prag të 70-vjetorit të shtetit hebre të Izraelit krijimtaria e fundit e OZ-it “E dashur  Zealots “dhe “Letër nga një tokë e ndarë” vazhdon të argumentojë se dhënia e statusit shtet Palestinës është një “çështje jetë a vdekje për shtetin e Izraelit”. Autori i 40 librave të së cilit janë përkthyer në 45 gjuhë dhe që është përzgjedhur për çmimin “MAN BOOKER” në 2017 bisedoi me DW.
DW:Izraeli po feston 70-vjetorin. Si po ndiheni?. Do të festoni?
Amos OZ:
Po, do të festoj sepse po të krahasoj botën në të cilën u linda me atë çfarë është tani, nuk është se me ngjan me qiellin apo me parajsën, por unë  u linda në një botë të Gjermanisë Naziste-Hitler, Stalin, Mussolini, Franco, militaristet Japonez. Unë u linda në një enklave të vogël të tmerrshme refugjatësh hebrenj, me pak se gjysmë milioni prej tyre pa pasur asnjë perspektive të qartë për të ardhmen, me shpresa po, por pa një horizont të qartë. Kështu që mendoj se kjo botë e ditëve të sotme është me pak e ashpër, e egër, e përgjakshme mizore dhe e pashprese se sa në vitet 1940. Një pikëpamje për lagjen hebreje në Jeruzalem në fund të viteve 1930 ku Amos Oz u lind.
Ju keni lindur në Jeruzalem para lindjes së shtetit së Izraelit. Si ishte të jetoje në një territor të tillë në një periudhë aq të vështirë?
Gjatë fëmijërisë sime, një re e rëndë dhimbjeje, zhgënjimi dhe pasigurie mbizotëronte në shtëpinë time, në rrugicën time në lagjen time në Jeruzalemin Hebre në Izrael. Prindërit e mi kurrë nuk ndanë me mua “dashurinë” e tyre të zhgënjyer për Evropën. Por unë mund ta ndjeja atë dhimbje dhe kohën përderisa dhembte. Mund ta merrja me mend se ata po përpiqeshin të krijonin artificialisht një enklavë të vogël të Europës në mesin  e një situatë të thatë dhe tepër të nxehtë në Jeruzalem. Kështu që ishte një jetë e çuditshme për një djalosh të vogël, e mbushur me censura në familje.
Ju keni qenë 9-vjeç kur Davidi Ben-Gurion e shpalli pavarësinë e Izraelit. Si ju kujtohet 14 Maj 1948?
14 Maj ishte e premte. Jeruzalemi  kishte qenë tashmë nën rrethim arab për dy ose tre muaj. Dhe  rruga e vetme që lidhte Jeruzalemin me pjesët e tjera hebraike të vendit ishte praktikisht e kontrolluar nga arabët. Herë pas here varganët do të furnizonin, do të hynin në qytet, por në përjetuam urinë, mungesën e ujit, sepse pompat e ujit u hodhën në erë nga trupat irakiane dhe Jeruzalemi nuk kishte ujë, por frikë.
Në veprën “Një histori e dashurisë dhe errësirës“, ju përshkruani se si para vitit 1948 shkonit në lagjet arabe. Si ndryshoi kjo?
Pak muaj para datës 14 maj, ekzistonte një lloj perde e hekurt që ndante Jeruzalemin në  Jeruzalemin arab dhe atë hebre. Disa banorë arabë në lagjet hebraike emigruan në lindje dhe në jug të qytetit. Populli hebre nga lindja dhe jugu emigroi në veri dhe perëndim për siguri personale. Pas luftës për pavarësi së Izraelit në vitit 1948-Jeruzalemi ishte po aq i ndarë fizikisht sa Berlini me murin e hekurt, fushat e minuara, telat, pa toka e vendasve dhe muret e  shtëpive të tyre duke qëndruar në çatinë e ndërtesës sonë, unë mund të shihja Jeruzalemin Lindor, mund të shikoja  malin Scopus arrija të shihja dhe lagjet arabe. Gjithashtu shikoja dhe Hënën dhe shanset që unë mund t’i shkelja ato vende ishin të barabarta me shkuarjen time në Hënë-jorealiste.
Si e shihni Jeruzalemin tani?
Kam ndjenja të përziera rreth Jeruzalemit. Është mahnitës, i bukur, është tragjik dhe ekstremisht  tërheqës për të gjithë llojet e fanatikëve apo shpenguesve, reformuesve të botës, profetëve të vetëshpallur ose mesive. Kjo për mua është interesante, por nuk mendoj që do të doja të jetoja në mesin e gjithë kësaj. Kam nevojë për hapësirën time.
Unë nuk e di çfarë do të ndodhë në Jeruzalem, por e di çfarë duhet të ndodhë. Çdo vend në botë duhet të ndjekë shembullin e presidentit Trump dhe të lëvizë ambasadën në Izrael në Jeruzalem. Por, njëkohësisht duhet të ketë një ambasadë të të gjitha vendeve në botë në Jeruzalemin Lindor si kryeqytet i shtetit të Palestinës.
Protestat në kufirin izrael-gaza u bënë të dhunshme në fillim të Prillit të vitit 2018. Oz beson krijimi i shtetit palestinez është e vetmja zgjidhje.
Pse keni qenë prej kohesh një përkrahës i fortë i zgjidhjes së dy shteteve?
Unë kam qenë një mbrojtës i kësaj ideje për 50 vite. Është shumë e thjeshtë. Po flasim për një “shtëpi të vogël”-për një territor në madhësinë e Danimarkës. Është i vetmi atdhe për hebrenjtë por është dhe atdheu  i palestinezëve arabë.
Nuk mund të bëhemi një familje e lumtur, sepse nuk jemi një, nuk jemi të lumtur. Jemi dy familje të pakënaqura. Në duhet të ndajmë shtëpinë në dy apartamente të vogla pranë. Nuk ka asnjë arsye qoftë dhe në imagjinatë që pas 100 vitesh gjakderdhje, zemërimi, konflikti hebrenjtë dhe arabët do të bëjnë muaj mjalti dhe të nisin të bëjnë dashuri dhe jo luftë.
Në librin tuaj të ri “E dashur  Zealots” dhe “Letra nga një tokë e ndarë”, ju shkruani se populli hebre  janë me të vërtetë një komb dhe vetëm një fe. Si do ta përkufizonit një shtet hebre?
Përpara se të perifrazoj, unë duhet të bëj një dallim mjaft të qartë. Është “gjendja e hebrenjve“ dhe jo “shteti hebre”. Një shtet nuk mund të jete hebre i njëjtë sikurse një makinë nuk mund të jetë çifute. Një shtet është një mjet, një instrument . Mund të jetë një instrument i mirë, një instrument i keq. Një instrument i kalbur. Një shtet i hebrenjve është një ide ndryshe. Kjo do të thotë, hebrenjtë, njësoj siç do grup tjetër në botë, kanë të drejtën e tyre për të qenë shumicë dhe jo pakicë në një copë tokë të këtij planeti. Ky është shteti i popullit hebre dhe në të njëjtën kohë është një shtet për të gjithë qytetarët jo hebrenj. Kjo është se si duhet të jetë –jo se si është, shumë larg nga kjo.
Në vitin 2002 Amos Oz mori ullinj me fshataret palestinez si shenjë proteste ndaj rritjes  së dhunës nga kolonët hebrenj. Kur ishit i vogël, ju ishit militant Zionist. Pse?
Mendova se çështja e hebrenjve sioniste është 100 perqind e drejte dhe kushdo që i vinte keq për objektet ose e ndërpriste këtë kauze ishte një antisemit, një racist, një përbindësh. Mu desh pak kohë për të kuptuar se përmbushja e ëndrrave të hebrenjve kishte kosto dhe një masë të madhe të saj, arabet palestineze duhet ta paguajnë atë. Unë ketë nuk e kuptoja si fëmijë. Tani unë e kuptoj.
Ku e shihni Izraelin 70-vite nga tani?. Ose ku dëshironi që të jetë?
Kjo është tokë e profetëve, ka shume konkurrencë në biznesin e profecive këtu (duke qeshur). Unë nuk guxoj të ju tregoj se ku do të jete pas shtatë muajsh nga tani. Unë po ju them atë që dua. Kjo do të jetë përgjigjia më e shkurtër në të gjithë intervistën: PAQE! Përktheu: Brunlida Leka

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...