Trieste, 163 artistë shqiptarë bëhen bashkë në një ekspozitë

Diel, 20 May 2018 17:16

Një fije e kuqe e artit bashkëkohor që bashkon Mesdheun, Ballkanin dhe Lindjen e Mesme takohen në Trieste për ekspozitën ”Join Dots’ ‘(Bashkojmë Pikat) për të njohur nga afër realitetet artistike nga e gjithë bota. Mbi 6300 artistë kanë menduar të sjellin në këtë ekspozitë të përbashkët, artin dhe dialogun e tyre bashkëkohor, mes të cilëve edhe 163 shqiptarë. Projekti që mban titullin “Imago Mundi”, që në thelb sjell pak aromë nga e gjithë bota, kërkon të bëjë bashkë kulturat e ndryshme të konceptuara në 40 koleksione. Realitetet imagjinare të pellgut të Mesdheut, frymëzimet nordike, legjendat e bukura të Danubit blu, ngjyrat e ndritura të Lindjes së Mesme: një paraqitje e shkurtër e botës, gjestet e mijëra artistëve, të mbledhur së bashku në ekspozitën ”Join the Dots” , janë ato çka vijnë përmes këtij koleksioni. Një itinerar i pashembullt i detit dhe tokës, do të mund të shihet në “Salone degli Incanti”, nga 29 maji deri më 2 shtator 2018. Ndër vendet që do të marrin pjesë në këtë ekspozitë janë: Shqipëria, Algjeria, Austria, Belgjika, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Campania, Kroacia, Qipro, Çekia, Egjipti, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Iraku, Izraeli, Libia, Lituania, Maqedonia, Mali i Zi, Maroku, Holanda, Palestina, Polonia, Portugalia, Rumania, Serbia, Sicilia, Sllovenia, Sllovakia, Spanja, Siria, Tunizia, Turqia, Ukraina.

“Imago Mundi” është një projekt global, demokratik që duket në horizonte të reja në emër të bashkimit dhe bashkëjetesës së diversiteteve shprehëse të kohës sonë. Qëllimi i projektit është promovimi, hulumtimi dhe njohja e realiteteve artistike nga e gjithë bota dhe, mbi të gjitha, dialogu midis kulturave të ndryshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...