×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Revolta në rrjetet sociale: A duhet bojkotuar Notis Sfakianiakis?

Hënë, 21 May 2018 14:17

Që kur nisi reklama e koncertit të Notis Sfakianiakis, në rrjetet sociale nisi një debat.

A duhet bojkotuar koncerti i këngëtarit të njohur grek? 

Emigrantët shqiptarë në Greqi thonë se ai ka lëshuar jo pak fyerje ndaj tyre.

Koncerti duket se mezi po pritet dhe do mbahet më 24 maj. Çmimi i biletave po ashtu do jetë i kripur, nga 15.500 deri në 21 mijë lekë.

Ka qenë Lori Hoxha ajo që ka ndarë njoftimin për koncertin e tij ku u shpreh: “Jam rritur me muzikën e tij dhe mezi pres ta shijoj live më datë 24 maj. Shpresoj t’ju shoh të gjithëve aty”,- tha Lori.

Pas këtij postimi e masakruar të gjithë ndjekësit, duke shpërthyer në ofendime mbi racizmin e artistit dhe qasjen e tij antishqiptare. Pas ofendimeve Lori e hoqi postimin.

Gjithashtu, nëpër mediat sociale kanë nisur thirrjet për bojkotimin e koncertit të tij në Tiranë, ku kësaj thirrje i është bashkuar edhe këngëtari Elton Deda i cili thotë se është shumë e ulët të paguash për dikë që të ka konsideruar racë inferiore.

“Nëse ato që thuhen për këtë këngëtar këtu, qëndrojnë, unë si individ dhe si artist që tolerancën ndaj homologëve të mi e kam tejet të ekzagjeruar, do bëhesha me dëshirë një nxitës i bojkotit. Njerëzit që hanë aty ku kanë pështyrë gjithmonë ma kanë shpifur. Shpresoj që të mos jetë ashtu siç shkruhet në këtë shkrim, se përndryshe do ishte tepër e ulët t’i dhurosh duartrokitje dhe të paguash dike, qe të ka konsideruar racë inferiore”.
 
Edhe autori i njohur, Gazmend Kapllani ka postuar një status, i përhapur gjerësisht nga mediat shqiptare.
 
STATUSI I GAZMEND KAPLLANIT:

 

"Dje në Selanik të Greqisë, nacionalistë të majtë e të djathë, rrahën kryetarin e bashkisë se qytetit Janis Butaris. Një burr i mençur dhe trim që vite tashmë i kundërvihet nacionalizmit histerik me të cilin është mbruajtur shoqëria greke – që nga krijimi i shtetit modern grek.

Butari është mbi të gjitha një simbol që urrejnë Kisha Ortodokse Greke, fashistët, stalinistët, kopukët, hajdutët, shteti i thellë grek. Përse e urrejnë? Sepse thotë disa të vërteta të thjeshta, si për shembull, flet për holokaustin e hebrejve të Selanikut (një qytet universiteti i të cilit është ndertuar mbi varrezat e hebrejve te qytetit!); flet per te kaluaren e nje qyteti, Selanikut, qe dikur ishte nje nga qytetet me kozmopolite ne Mesdhe dhe qe vala e nacionalizmit dhe spastrimeve etnike e ka kthyer ne nje province ku mbizoteron fjala e talibaneve ortodokse dhe e paranojes nacionaliste.

Por une per tjeter gje doja te shkruaja. Kur isha ne Tirane, javen e kaluar, pash afishe te nje koncerti qe do jepet ne Tirane ne daten 24 Maj, te nje kengetari grek quajtur Notis Sfakianakis; Notis kendon tallava greke, te quajtur ne greqisht edhe “muzike skiladhiko”, ose ne shqip “muzike qence” apo “muzike hum-hum”. Nejse, ne nje shoqeri te hapur njerezit jane te lire te degjojne dhe te adhurojne edhe muziken hum-hum.

Problemi eshte se Sfakianakis eshte nje fashist i hapur, i cili i ka quajtur Shqiptaret “plehra”, qe jep koncerte per nazistet e Agimit te Arte dhe nxit urrejtjen dhe paranojen nacionaliste ne Greqi (pervec faktit qe eshte nje ufolog qe beson se Greket jane race aq superiore saqe e kane prejardhjen nga jashte-tokesoret!).

Me beri pershtypje qe ata qe Sfakianakis i quan “plehra” do paguajne 100 apo 200 euro per bilete qe t’a degjojne, ndersa ne Greqi biletat per koncertet e tij nuk i kalojne zakonisht 50 euro. Sigurisht, me aq shume pare te piste qe qarkullon ne Shqiperi, shume “plehra”, mendoj, s’i kane per gje 200 euro per nje nate.

Por ajo qe te shokon ne rastin e atdheut tone ende-geto eshte se ne nuk adhurojme dhe respektojme vetem anet me te keqija te vetvetes por edhe anet me te keqija te te tjereve.

Koncerti i ketij ufologu fashist dhe urrejtje-ndjelles nuk eshte vetem ofendim i rende per Shqiptaret. Eshte ofendim i rende edhe per njerezit demokrate ne Greqi dhe kudo ne Ballkan dhe Europe".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...