×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Më 26 maj do (duhet) të protestojnë edhe artistët

Tuesday, 22 May 2018 18:34

Protesta masive e opozitës që do të organizohet ditën e shtunë, në orën 11:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nuk është vetëm e demokratëve, nuk është vetëm e simpatizantëve të PD-së apo të opozitës. Në atë protestë duhet të bashkohen të gjithë ata që janë  pro  largimit të Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm, pas impikimit të tij në çështjen e të vëllait të dënuar për trafik kokaine, të gjithë ata që duan largimin e Ramës nga drejtimi i shtetit, të gjithë ata që mendojnë se këtë vend nuk mund ta përfaqësojnë më, ata që na rrënuan, dëbuan shqiptarët nëpër rrugët e Europës si azilkërkues, që ministrat me kusherinjtë e vellezerit të vijojnë të qetë trafikun e drogës. Në këtë protestë masive më 26 Maj duhet të bashkohen edhe artistët, ata që kërkojnë që të mos shembet ndërtesa historike e Teatrit Kombëtar, ata që duan të ndihen të përfaqësuar e të respektuar nga ministria e Kulturës, ata që kërkojnë një ligj për teatrin e artin sa më europian e më përfaqësues, ata që nuk e duan më Mirela Kumbaron si ministre Kulture, ata që mendojnë se ky ky vend, me këtë qeveri,  dita – ditës po shkon drejt rrënimit. Zëri i tyre duhet të ushtojë atje në tribunë, jo në  ato përfaqësitë e vogla e të mbyllura, pasi kanë javë që flasin e askush nuk i dëgjon. Artistët janë elita e një vendi dhe fjala e veprimi i tyre në publik ka po atë peshë, në mos më të madhe, se në art.Protesta e artistëve më 26 Maj duhet të jetë grushti i fundit për një vesh të shurdhër që as nuk do e as nuk denjon të dëgjojë. Indiferenca e shtetit ndaj tyre duhet të marrë fund.

Protesta e 26 Majit nuk është vetëm e PD-së dhe aleatëve të saj. Artistët duhet ta kuptojnë se duke u ngritur kundër ministrit Xhafaj, apo paraardhesit të tij, Tahiri, kundër drogmenëve, trafikantëve e parave të pista që investojnë kulla e ndërtime në vendet e kujtesës e artit, si kinematë, teatrot, apo sheshet, protestojnë edhe kundër qeverisë, kundër kryeministrit që i urren artistët, që nuk vlerëson asgjë tjetër veç “artit” të tij. Ata do protestojnë për artin, të ardhmen e tyre dhe të vendit.

Flori SLATINA

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...