Festivali i 11-të i romancave shqiptare sjell në skenë veprat e 15 autorëve

Diel, 27 May 2018 07:43

Festivali Romanca Shqiptare zhvilloi edicionin e njëmbëdhjetë në skenën e arteve. Veprat e 15 autorëve shqiptarë erdhën për të pranishmit në festival nën interpretimin e artistëve të njohur lirikë. Kompozitori i njohur Haig Zacharian tregon se ky festival u përcoll më interesin e publikut, por problemet me buxhetin e paktë nuk mungojnë. “Ne e kemi standart që në festival të kemi 15 romanca në çdo edicion. Ne kishim menduar të shkonim dhe në një qytet tjetër, por është shumë e vështirë lëvizja për festivalin. Në festival deri në 15 romanca mund të kemi, kjo për shkak të fondit të paktë, por dhe problemeve të tjera. Salla e festivalit ishte plot dhe kishte interes nga publiku. Marrin pjesë shumë vetë për festivalin, është një trupë e madhe artistësh, ku vetëm autorë janë 15, për të vijuar dhe me këngëtarë dhe instrumentistë”, pohon kompozitori Zacharian njëkohësisht dhe një nga organizatorët e festivalit që u zhvillua së fundmi. Sipas tij ky festival ka rëndësi, sepse promovohen dhe autorët shqiptarë, por gjithmonë kërkesa është për nivelin muzikor. “Festivali ka rëndësi, sepse promovohet muzika e re, por ne gjithmonë kemi pasur dhe autorë të huaj të poezisë. Ne jemi në nivel kërkesash profesionale. Në festival shikohet shumë niveli artistik, një kërkesë e domosdoshme sepse nuk pranohet muzika në nivele të dobëta. Na vjen mirë që festivali po vijon të zhvillohet, sepse për disa vite mungoi”, pohon kompozitori i njohur Zacharian. Romanca është muzikë vokale e dhomës. Kompozitori tregon se është një gjini muzikore, që pëlqehet nga publiku. “Romancat janë forma të vogla muzikore vokale dhe instrument. Shoqërohet me piano, e ka origjinën nga periudha e romantizmit. Ne mundohemi ta kapërcejmë këtë që kemi me një solist dhe një piano dhe të bëjmë ansambël. Është e vetmja veprimtari që bëhet për krijimtarinë e re. Autorët janë pak të kësaj muzike, por ka një vertikalitet moshash, kualitetesh, tendencash të reja me tradicionalen. Ka një vertikalitet eksperiencash, që duket jo vetëm te kompozitorët, por dhe këngëtarët. Kemi këngëtarë që janë me shumë eksperiencë, por dhe të rinj. Aktivitet unik që përmbledh në vetvete traditën dhe moderne. Romanca është një gjini muzikore, që kapërdihet lehtë edhe pse është një lloj muzike e nivelit intelektual. Kjo mund të përftohet dhe nga tendenca më demografike si disa këngë napoletane që janë në mes romancës dhe këngës”, vijon kompozitori Zacharian.

Festivali i romancës shqiptare në drejtimin e kompozitorëve Haig Zacharian dhe Endri Sina është një aktivitet sa tradicional aq dhe elitar i muzikës shqiptare. U zhvillua për shumë vite rresht pas viteve ‘90 nga shoqata “Tonin Harapi”. Pas viteve 2000 për arsye të ndryshme nuk arriti të  ketë vazhdimësi duke krijuar tashmë një hapësire boshe në rrugëtimin e muzikës së re shqiptare. Kjo mangësi në fushën e krijimtarisë vokale nxiti krijues dhe interpretues në  idenë e riaktivizimit të këtij festivali.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...