Nisi Edicioni i 7- të,: Festivali Ndërkombëtar i Filmbërsve në Nju Jork, - IFFNY

Diel, 27 May 2018 16:43

Nga Beqir SINA - New York City


40 filma nga 30 vende të botës në legjendën e kinematografisë botëroe - “ Kaufman Astoria Studios”, e cila sot konsiderohet vendndodhja e prodhimit “Top Movie”, duke e bërë historinë e fimbërsve për më shumë se 90 vjet, ose si është quajtur ndryshe,  epoka e filmave të heshtur në Nju Jork. “Vendi, ku kan pasur nderin të jenë edhe aktorë të mëdhenjë skenës, yjet me famë, ku disa nga të preferuarit ose yjet e Hollivudit,:  Al Pacino, Meryl Streep, Demi More, Harrison Ford, Ben Stiller, Matt Damon, dhe shumë të tjerë”.


ASTORIA QUEENS NY: Festivali Ndërkombëtar i Filmbërsve në Nju Jork, - IFFNY, është një ngjarje e madhe kulturore e artistike, vjetore, e krijuar nga artistja shqiptare Mrika Krasniqi, Drejtore Ekzekutive, dhe me një Drejtore e Komunikimit Ndërkombëtar të Festivalit të Filmbërsve - IFFNY, zonjusha Ermira Babamusta.
Tema e festivalit në vitin 2017 do të ishte "Dream With Confidence”, ndërkohë, tema e tij këtij viti (25 - 29 Maj 2018 ), është zgjedhur motoja që ka të bëjë me artin dhe kulturën “Leaving a Legacy”.
Protagonistja kryesore e këtij festivali , artistja dhe sipërmarrësia Mrika Krasniqi, njëhereshit dhe mikëpritëse e këtij festivali,  është e nderuar si "Gruaja e vitit 2016”, nga Kongresi i SHBA, me motivacioin :”Si një grua e jashtëzakonshme, për arritjet e saj në art, filma dhe biznes”.
Mrika Krasniqi, e cila është Drejtore Ekzekutive e Festivalit Ndërkombëtar i Filmbërsve në Nju Jork, - IFFNY, është edhe Drejtore Ekzekutive dhe Themeluese e prduksionit “Producer Nil, Agjencia Shqiptare e Modës dhe Java e Filmit Shqiptar, të Nju Jorkut. 
Ajo është gjithashtu bashkëthemeluese e OJQ-ve të ndryshme, duke bërë projekte për të drejtat e njeriut, dhunën kundër dhunës në familje, kundër trafikimit të qenieve njerëzore, në bashkëpunim me USAID, UNDP, OSBE, Ambasada Amerikane etj. 
Ndërkohë, që në kinematografi Mrika Krasniqi, ka bashkëpunuar me filmin ndërkombëtar studiot, të tilla si ZoneX, Imagine-Picture, IDFA, National Geographic, etj. Ajo bashkëpunoi në Programin Kombëtar të Mbrojtjes së Mjedisit Kombëtar-prodhim i filmit dokumentar në Kolumbi dhe më gjerë.

 Mrika Krasniqi, i tha gazetës Bota sot, dje në të ashtuquajturin “Red Carpet” ceremoninë e hapjes së këtij festivali në qendrën e famshme kulturore, “Kaufman Studio Astoria -New York”, me një managjer shqiptar Govalin Nikçi, se : ”Ne, me Festivalin Ndërkombëtar i Filmbërsve në Nju Jork, - IFFNY, duam të inkurajojmë prodhuesit e filmave nga e gjithë bota, përfshirë edhe ata artistë nga Shqipëria, Kosova, viset shqiptare dhe diaspora, që vijnë për të marrë pjësë në këtë aktivitet, i cili në edicionet e kaluara, është quajtur, Festivali i Filmit Shqiptar, në qytetin e Nju Jorkut”.
 Sot Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Nju Jorkut (IFFNY) është një garë ndërkombëtare, shumë konkurruese, që nga viti 2012, organizuar nga Nil Production Corporate, me seli në NYC. 
Ky konkurim i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Nju Jorkut, është shumë i suksesshëm dhe ka hyrë në një nga garat më të njohura të kinematografisë në Nju Jork. Festivali, IFFNY, do të vlerësojë, producentët, aktorët, skenarët, dhe artistë më premtuesë dhe inovatorë. Ky festival do të japë 12 çmime monetare për të inkurajuar të gjithë konkurentët, në mbarë botën duke filluar nga çmimi monetar prej  6,000 dollar deri në  500 dollar.


Krasniqi, ka një falënderim të madh për të gjithë për pjesëmarrjen! “Ka qenë një kënaqësi e madhe për të marrë skenarët tuaj, ata ishin të gjithë të mahnitshëm! Këtu në Nil Production dhe Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Nju Jorkut ne i vlerësojmë dhe ne ju mirëpresim të paraqisni edhe vitin e ardhshëm për konkursin dhe IFFNY” tha ajo.
Ne kemi  40 filma nga e gjithë bota (30 vende) si : SHBA, Angli, Francë, Gjermani, Itali, Poloni, Belgjikë, Spanjë, Peru, Brazil, Bosnjë, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Sllovenia, Bullgaria, Meksika, etj. ", tha Drejtoria e Festivalit dhe Themeluesia Mrika Krasniqi.

Kurse, Drejtoria e Komunikimit Ndërkombëtar të Festivalit të Filmit IFFNY, Ermira Babamusta, e cila, dhe moderojë ceremoninë e çeljes së këtij festivali, tha duke deklaruar të hapur festivalin se megjithse, unë e shoh festivalin e filmit si një mjet diplomatik për zhvillimin e mirëkuptimit ndër-kulturor dhe bashkëpunimit midis kombeve dhe talenteve të mahnitshme, disa prej të cilëve kemi nderin të kemi mes nesh sonte, e kam për pervilegj të jem në mesin e të gjithë këtyre artistëve nga 30 vende të botës, dhe ta deklarojë të hapur  Edicionin e 7-të, të Festivalit të Flimit Ndërkombëtar të Filmbërsve, në qytetin e Nju Jorkut 

“Faleminderit që jemi së bashku!, Faleminderit praninë tuaj në IFFNY, për të na dhënë kënaqësinë tuaj. Ju të gjithë jeni të angazhuar për të na dhuruar më të bukurën e krijimtarisë tuaj. Faleminderit! Jelli Ejlli, kryetar i jurisë (regjisor, producent, shkrimtar), John Blenn (regjisor, producent, shkrimtar), Margherita Peluso (aktore, producente, shkrimtare), Iber Deari, shkrimtar, regjisor) dhe Kendrick Merdani (aktor, dhe mësues) që po bëni një punë të shkëlqyer dhe i keni kushtuar një “sasi" të pabesueshme orësh për Festivalin e Filmit në qytetin e Nju Jorkut. Po ashtu edhe atyre, sponsorve që pa sponsorizmin e tyre, dhe ky festival ndoshta edhe nuk do të ishte, deri në këtë edicion, pra Edicionin e 7-të të tij”.
Me një “Mirë se vini” shqip, ajo iu drejtua të gjithë pjesëmarrëseve, producentve dhe aktorve me famë, personaliteteve nga Kongresi Amerikan, Kongresmenit Tom Souzzi, përfaqësuesve diplomatik nga ambasada të ndryshme, Konsullata e Përgjithshme e Brazilit, Shqipërisë, Kosovës, mysafirët  të posaçëm, mediave, gazetarëve, VIP-ve, krijuesve të filmave dhe dashamirëve të kinemas për t'u bashkuar me këtë festival.
“Është, një nder dhe pervilegje që edhe një herë të presim së bashku këtë festival frymëzues që feston shprehjen krijuese dhe njeh talentin e larmishëm të prodhuesve aktualë të filmave. Festivali Ndërkombëtar i Filmave të Nju Jorkut, tha ajo po lë pas trashëgimni të pabesueshme, duke ndezur një shkëndijë në brezin e ardhshëm, duke hapur mundësi të reja për një të ardhme më të madhe për film dhe art”.
Një vlerësim të veçantë në emër të krijueses dhe drejtores ekzekutive të këtij festivali, Babamusta, drejtojë edhe për qendren legjendare të artit dhe kulturës në Nju Jork, “ Kaufman Astoria Studios”, e cila tha ajo është shtëpia ku lindi gjigandi i kinematografisë botërore Paramount Pictures. 
Ajo tha se “ Kaufman Astoria Studios”, sot konsiderohet vendndodhja e prodhimit “Top Movie”, duke e bërë historinë e fimbërsve për më shumë se 90 vjet, ose si është quajtur ndryshe,  epoka e filmave të heshtur në Nju Jork. “Vendi, ku kan pasur nderin të jenë edhe aktorë të mëdhenjë skenës, yjet me famë, ku disa nga të preferuarit ose yjet e Hollivudit, janë:  Al Pacino, Meryl Streep, Demi More, Harrison Ford, Ben Stiller, Matt Damon, dhe shumë të tjerë”.
Duke folur për festivalin , zonjusha Babamusta, u tha pjesëmarrësve se ky festival prestigjioz i filmit - Festivali Ndërkombëtar i Filmbërsve të Nju Jorkut, krijon një platformë historike, për të gjithë krijuesit e filmave për t'i kthyer ëndrrat e tyre në realitet. 
“I tllë është, tha ajo edhe IFFNY, i cili filloi me vizionin krijues dhe dëshirën e një regjisore, një grua mahnitëse nga Kosova, me qëllim të krijimit të kinemasë shqiptare në Manhatan. Sot, ndërsa festivali është rritur gjatë gjashtë viteve të fundit, duke arritur një sukses vit pas pas viti, është bërë edhe një vend i bashkimit për kinemanë ndërkombëtare. Drejtoria Mrika Krasniqi, ishte ajo që mori mbi vete, misionin fisnik dhe të guximshëm, për t'i dhënë përsëri botës së filimit dhe për t'ia kushtuar jetën botës së arteve dhe kinematografisë. Andaj të gjithë mendojë se ne i jemi përgjithmonë mirënjohës Mrika Krasniqit, e cila është e jashtëzakonshme, e dhembshur dhe zemërgjerë”.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Nju Jorkut 2018
Festivali Ndërkombëtar i Filmbërsve të Nju Jorkut 2018 vazhdonë për 5 ditë me Edicionin e 7-të që po mbahet më 25-29 Maj 2018 në NYC, ku është edhe qendra e portreti e artit të botës. Të gjithë prodhuesit e filmave nga e gjithë bota të cilët kanë prodhuar filma, filma të shkurtër dhe filma dokumentarë në 3 vitet e fundit kanë nga një përzgjedhje disa mujore janë pjesëmarrës në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Nju Jork 2018.
Misioni i Festivalit IFFNY është të promovojë dhe ndihmojë zhvillimin e producentve, skenaristeve, aktorve dhe artisteve,  të kinemasë dhe filmave ndërkombëtarë. Qëllimi i këtij festivali thonë këta organizator, është të veprojmë si një nga pikat kryesore të takimit, ku kinemaja ndërkombëtare konvergon në një frymë bashkëpunimi dhe shkëmbimi kulturor përmes prezantimit të arritjeve më të mira dhe më të fundit në kinemanë botërore.
Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Nju Jorkut, simbas tyre është një festival konkurrues me çmime të jurisë në kategoritë tipike, të shkurtra dhe dokumentare. 
Përveç kësaj, çmimet jepen nga festivali dhe publiku.
Kjo Edicioni i 2018 do të japë 8 (tetë) çmime për veprat më të mira pjesëmarrëse:
Filmi më i mirëFilmi më i mirë i shkurtërFilmi më i mirë dokumentar i funksionimitFilmi më i mirë dokumentar i shkurtërÇmimi më i mirë i aktoritÇmimi më i mirë i aktoresÇmimi më i mirë i prodhimit-producentitÇmimi i kinematografisë

IFFNY u hap të premten, më 25 maj 2018, në një nga studiot prestigjioze të “Kaufman Studio Astoria”, ku producent, aktor, artistë,  parakaluan në “Qilimin e Kuq" . Ndërsa vazhdon rrugëtimin e tij për tre ditë në Producers Club Theater të Freddy Tollja në Manhatttan - New York, do të mbyllet duke u kthyer në legjendën e kinemasë botërore, të martën më 29 Maj në “Kaufman Studio Astoria”, Queens NYC.
Ceremonia e Hapjes me shfaqjen e filmin "The Kiss" nga Brazili, drejtuar nga Murilo Benício ishte ajo që hapi siparin e këtij festivali.
Në festival për 5 ditë (25 -29 Maj 2018) do të shfaqen 40 filma nga 30 vende të botës, filma të metrazhit të gjatë, të shkurtër, dhe filma dokumentar e tjer.

IFFNY do mbyllet të martën, më 29 maj 2018 me Ceremoninë e Veçantë të  Ndarjes së Çmimeve.(Photo credite Ilir Rizaj photographer )

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...