Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se nuk është aspak i befasuar nga heqja e roaming-ut mes Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas asaj që Daçiç deklaroi para gazetarëve, kjo nuk është asgjë e re, por diçka që ka ndodhur për dekada e shekuj - dëshira për të krijuar Shqipërinë e Madhe.
Më tej ai shtoi se “si zakonisht, askush në Evropë nuk po reagon në lidhje me deklaratat dhe veprimet që po ndodhin në territorin e Shqipërisë dhe Kosovës, ndërkohë që pikat kufitare mes tyre po unifikohen e po ndërmerren misione të përbashkëta”.
Duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se pakicat në Kosovë kanë kujdes më të mirë se sa Serbia që ka ndaj shqiptarëve në Preshevë, Daçiç ka kërkuar t’i jepen shembuj, duke shtuar më tej se deklaratat e kryeministrit shqiptar janë kërcënim i vazhdueshëm për BE-në se nëse nuk i japin diçka, ata do të krijojnë Shqipërinë e Madhe."
Me vendimin për të rivendosur traun e ndarjes mes Veriut të Shqipërisë e Kosovës dhe pjesës tjetër të vendit, Rama wshtw duke provokuar swrish revoltw, sidomos te qytetarwt kuksianw.
Taksa nuk pritet të ketë asnjë lehtësim për shqiptarët nga tw dya anwt e kufirit.
I vetmi rishikim që pritet të shpallet është ai i marrjes së targave për disa dhjetëra makina të qytetit të Kukësit, të cilat do të kenë një ulje qesharake në tarifa, por sërish ata do të lëvizin me pagesë në Rrugën e Kombit, taksën e së cilës shqiptarët e paguajnë trefish.
Ende pa u shuar jehona e revoltës së parë, Rama po provokon sërish shqiptarët në shërbim të koncesioneve që shkojnë në xhepat e tij.