Zyrtarë të lartë të Beogradit, por edhe mediat serbe në përgjithësi vazhdimisht tentojnë ta paraqesin situatën e sigurisë në Kosovë si të brishtë, sidomos sa i përket sigurisë së popullsisë serbe që jeton në Kosovë.
Komandanti i stacionit policor në Graçanicë, toger Bratislav Trajkoviç, në një intervistë për “Indeksonline” thotë se situata e sigurisë në Komunën e Gracanicës është e qetë.
“Situata e sigurisë në Komunën e Graçanicës është në nivel të kënaqshëm dhe nuk ka ndonjë arsye për ndonjë shqetësim tek qytetarët ndërsa sa i përket deklaratave të mediave unë nuk mund t’i komentoj, por ajo që shihet në teren në Gracaniçë, në bazë të informative që ne i marrim e që janë zyrtare, situata në komunën tonë është e sigurt për të gjithë qytetarët që jetojnë në këtë territor”, thotë komandanti i stacionit policor në Graçanicë. Togeri Trajkoviç thotë se përveç disa incidenteve të vogla siç janë grafite të ndryshme nëpër objekte shkollore apo provkimeve me muzikë rrugës nga kalojnë makinat në Gracanicë, nuk ka pasur incidente serioze qysh prej pesë vitesh./TCH