Kjo vatër nuk ka për tu shuar!

Tuesday, 05 June 2018 08:24

Nga Naum Prifti

Të nderuar Vatranë dhe dashamirë të Vatrës!. Përpara se të pranoj nderimin që më bëni dua t’ju rrëfej dy episode të jetës sime. E para, letërsinë nuk e zgjodha unë, letërsia më zgjodhi mua. Kur isha nxënës në klasën e pestë, vendosëm të vinim në skenë me rastin e fundit të vitit shkollor komedinë e Çajupit “14 Vjeç Dhëndër”. I bëmë përgatitjet e duhura, ndamë rolet, gjetëm kostumet, vendin e shfaqjes dhe filluam provat. Çdo gjë po shkonte për së mbari deri në momentin kur arritëm në faqet e fundit te librushkes dhe vumë re se aty mungonte akti i fundit. Kërkimet për gjetjen e faqeve nuk dolën me sukses. E gjithë puna do na shkonte dëm. Po shokët e mi nuk ishin nga ata që ngrinin duart lart nga pengesa të tilla. Ata ‘më dhanë urdhër’ të ulesha e të shkruaja fundin se unë isha më i miri në letërsi. Unë e pranova detyrën se e kuptoja fare mirë rëndësinë e këtij akti. Shfaqja doli me sukses e asnjë nga spektatoret nuk protestoi për mbylljen e shkrojtur jo nga Çajupi por nga një nxënës i shkollës shtatëvjeçare të Rehovës. Për fat, nuk i ruajta faqet e krijimit tim të parë e nuk munda ta krahasoja me origjinalin vite më vonë. Atëherë mendoja se vetëm kisha përmbushur një detyrë që u paraqit si domosdoshmëri. Fakti që spektatorët e kishin pëlqyer dhe nuk e kuptuan se fundi i komedisë nuk ‘stononte’ nga aktet paraardhëse, ishte disi inkurajues. Për mua, LETERSIA kishte mbetur e kënaqur dhe prej asaj dite nuk më lëshoi më.
Edhe kur emri im si shkrimtar u bë i njohur, disa gojë filluan të thoshin se Priftët e kanë mirë, Peter Prifti shkruan në Amerikë e Naumi në Shqipëri. Unë megjithatë vazhdova të shkruaj drama që nuk u vunë në skenë, tregime që nuk u botuan, librete që mbetën në sirtarë. Meqënëse nuk isha “i besuar” te lejohesha të vizitoja asnjë vend jashtë kufijve të Shqipërisë derisa u shemb sistemi i vjetër, unë shkela cdo pëllëmbë toke të hapërisës brenda vendit nga veriu në jug, nga lindja në perëndim dhe kudo mbajta shënime udhëtimi. Njoha fshatarin, punëtorin, policin, ushtarakun, bariun. Shkruajta për vuajtjet e mundimet, këngët e legjendat, humorin dhe tragjedinë shqiptare. Mbi të gjitha njoha shpirtin shqiptar Çka u bë dhe mbeti burimi i krijimtarisë sime.
Kur erdha në Amerikë të njëjtët zëra thanë se Naumi nuk mund të besohet se është komunist. Po LETËRSIA përsëri nuk më la. Unë edhe këtu punova si më parë. Mendimet dhe patosin tim i shpreha në krijimtarinë letrare dhe esete publicistike. Dhe sot pas më shumë se 70 vjetëve krijimtari nuk kam arsye t’i ndërroj veprës sime asnjë fjalë sepse kurdoherë kam qenë në harmoni me veten time.
I jam mirënjohës Vatrës që më jep nderim në këtë ditë të shënuar. Pas ardhjes në Amerikë, unë u shpërngula nga Filadelfia në Nju Jork. Nën drejtimin e Kryetarit të atëhershëm z. Agim Karagjozi pranova postin si Honoris Causa të Sekretarit të Vatrës.
Forca e Vatrës nuk qëndron tek fondet e saj monetare por tek shpirti i njerëzve të përkushtueshëm që udhëhiqen nga idealet e saj të larta atdhetare. Mendoj se në këtë përvjetor Vatra ka provuar se i ka kaluar sfidat dhe sprovat. DHE KJO VATER NUK KA PER TU SHUAR!
Falemnderit për nderimin dhe Gëzuar!
Fjala e mbajtur ne mbremjen Gala kushtuar 106 vjetoritt e themelimit te Vatres.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...