Qeveria tërheq nga Kuvendi Platformën për dialogun me Serbinë

Tuesday, 05 June 2018 18:03

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, në emër të Qeverisë ka tërhequr nga Kuvendi Platformën për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, për t’i dhënë kohë  konsensusit të partive politike rreth kësaj teme.

Reçica në Kuvendin e Kosovës kërkoi mirëkuptimin e deputetëve në mënyrë që të ketë konsensus më të gjerë dhe vazhdim të konsultimeve të mëtutjeshme.

“Në emër të kryeministri Ramush Haradinaj me mirëkuptim kërkoj të hiqet Platforma për finalizimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve e proceduar në Kuvend më 23 prill 2018 në mënyrë që t’i japim kohë ndërtimit të një konsensusi më të gjerë nacional dhe vazhdimit të konsultimeve të mëtutjeshme”, tha Reçica.

Ndërsa, nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti, theksoi se kjo është e drejt e propozuesit, ani pse kanë pritur të ketë debat sot.

“Është çështje e qeverisë ne kemi prit me pas debat, sidoqoftë qeveria ka vendos dhe është e drejtë që propozuesi e kërkon mund ta tërheq kurdo”, theksoi Haliti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...