×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ekstremizmi mbetet aktiv në rrjetet sociale në Kosovë

E mërkurë, 06 June 2018 17:57

Në Kosovë ka një aktivitet të shtuar në rrjete sociale të grupeve ekstremiste si dhe atyre terroriste, kështu kanë thënë ekspertë të sigurisë gjatë një konferencë të mbajtur në Prishtinë për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm në rrjete sociale në Ballkanin Perëndimor.

Përmes platformave të ndryshme të komunikimit në internet, grupet ekstremiste si dhe organizatat terroriste kanë arritur të rekrutojnë persona të ndryshëm të cilat iu bashkuan grupit militant Shteti Islamik.

Përdorimi i kësaj forme të re të rekrutimit ka prodhuar rezultate për grupet terroriste pasi ato kanë arritur të rekrutojnë qindra persona nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Luftimi i kësaj forme të propagandës dhe rekrutimit ka qenë sfidues për institucionet kosovare të sigurisë.

Kujtim Bytyqi, zyrtar i lartë në Këshillin e Kosovës për Siguri ka thënë se Kosova është shumë më mirë sesa shtetet e rajonit në luftimin e propagandës dhe grupeve ekstremiste në rrjetet sociale.

Bytyqi ka thënë se institucionet e sigurisë, përmes asaj që njihet si “patrullimi online”, kanë arritur të identifikojnë dhe mbyllin profile dhe grupe të ndryshme të organizatave me prirje ekstreme.

“Grupet terroriste kanë shpërndarë thirrje kundër komuniteteve të ndryshme mirëpo edhe kundër vetë myslimanëve dhe shteteve të ndryshme arabe”, ka thënë Bytyqi.

Drejtori i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Florian Qehaja ka thënë se propaganda dhe përmbajtja e shpërndarë ka pasur ndikim të madh në rekrutimin e luftëtarëve dhe radikalizimin e personave të ndryshëm.

“Ka një aktivitet të shtuar të grupeve ekstremiste për të rekrutuar persona. Nëpërmjet rrjeteve sociale dhe aplikacioneve të komunikimit, të enkriptuara, është bërë aktiviteti më i madh drejt rekrutimit dhe organizimit të mundshëm të sulmeve apo aktiviteteve terroriste”, ka deklaruar Qehaja.

Në këtë diskutim është thënë se institucionet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni kanë qenë të papërgatitura për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin.

Kosova dhe vendet e rajonit kanë parë një fluks të madh të qytetarëve të tyre që kanë shkuar në Siri dhe Irak për të luftuar, por në dy vjetët e fundit është shënuar numër shumë i vogël i atyre që kanë shkuar në zonat e luftës në Lindje të Mesme.

Kjo ka ardhur si pasojë ë shpartallimit të të ashtuquajturit Shteti Islamik./REL

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...