×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Vatra kërkon ndarjen me ligj nga e shkuara komuniste, të ndalohen simbolet

E Enjte, 07 June 2018 08:27

Nga Dalip Greca

Nga takimi i Vatrës me z. Simon Mirakaj, anëtar i Autoritetit Për Informimin Mbi Dokumentet e Ish Sigurimit të Shtetit

Të hënën me 4 qershor 2018, në mbrëmje, z. Simon Mirakaj, anëtar i Autoritetit Për Informimin Mbi Dokumentet e Ish Sigurimit të Shtetit,u prit në selinë e Vatrës dhe zhvillo një takim pune me vatarnët. Kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto i uroi mirëseardhjen dhe e falenderoi z. Mirakaj për vizitën.
Të pranishëm në takim kishte dhe mysafirë si z. Luigj Gegaj, kryetar i Unionit të ish të dënuarëve politik të Malësisë së Madhe, si dhe z. Zef Krasniqi nga policia e shtetit të Kosovës, rajoni i Pejës.
Kryetari i Vatrës shprehu shqetësimin e Federatës për mosndarjen e shoqërisë shqiptare nga krimet e komunizmit. Është një periudhë e gjatë gati prej 30 vitesh që ende nuk ka ndodhë ndarja, distancimi, nuk ka një dënim të qartë të krimeve të komunizmit, ka nostalgji për diktatorin, dhe bashkëpunëtorët e tij.  Është paradoks që të përjetësosh emrin e Mehmet Shehut, Fecor Shehut e të tjerëve nëpër rrugët e Shqipërisë, ndërkohë që njihen "bëmat" e tyre ndaj shqiptarëve, tha Kryetari Mishto. Është paradoks që 30 vjet pas rrëzimit të diktaturës të sjellësh në krye të Kuvendit ish ministrin e brendshëm të Ramiz Alisë, komentoi realitetin postdiktaturë kryetari i vatrës. Edhe pas kaq kohësh lexojmë në gazetat e Shqipërisë histori të glorifikuara për periudhën e komunizmit, ku shfaqet nostalgjia për"të mirat" e komunizmit.Nëse nuk bëjmë një ndarje të qartë nga e shkuara ne nuk mund të ecim përpara. Nuk gjen asnjë gjerman që të krenohet me Hitlerin edhe pse Hitleri e forcoi ekonomikisht Gjermaninë, përkundrazi diktatori ynë e rrënoi në mjerim popullin e vet, dënoi, vrau dhe pushkatoi, internoi edhe fëmijë e pleq, dhe nostalgjikët lëvdojnë bëmat e tij! .
Vatra, tha kryetari Mishto,ka ndërtuar platformën për të dhënë kontributin e saj në këtë drejtim. Ne po luftojmë që brezi i ri të informohet realisht për krimet e komunizmit. Po ashtu pi informojmë institucionet amerikane. Puna do të vazhdojmë. Ne do ta ngremë më shumë zërin kundër së keqes. Ne mendojmë se me ligj duhet të ndalohen simbolet e komunizmit, ndërsa në programet shkollore të informohen nxënësit për natyrën çnjerëzore dhe krimet e komunizmit. Nuk është nevoja të bërtasësh nga mëngjesi në mbrëmje kundër komunizmit, vetëm të shkruash në gazeta apo të flasësh në studiot televizive, mjafton të sjellësh realitetin e kohës.
Kryetari i Vatrës kritikoi ashpër median shqiptare që i jep hapësirë evokimit të së shkuarës komuniste. Ai solli si shembull paradokse të tilla në median e Tiranës, si në rastin e 3 prillit 2008 kur Shqipëria mori ftesën për NATO dhe në një nga gazetat e Tiranës shkruhej:Shqipëria mori ftesë për në NATO.... dhe në të njëjtën faqe, me shkronja kapitale shkruhej-Intervistë me Nexmije Hoxhën-"Sikur të ishte Enveri gjallë do ta donte Shqipërinë në NATO...!"
Kjo është e dhimbshme, është tallje me qytetarët e Shqipërisë.
Vatra kërkon një distancim të qartë, me ligje nga e shkuara komuniste, kërkon distancim dhe dënim të diktaturës dhe personave fajtorë për krimet e kryera. Është paaftësi e klasës politike që pas 30 vitesh nuk kanë arritë divorcimin me të shkuarën. Nuk mund të arrihet ndarja me të shkuarën pa e analizuar në detaje atë, pa nxjerrë përgjegjësitë e sistemit dhe të personave, pa dënuar dhe ata që i shkaktuan krimet.

Modifikuar më E Enjte, 07 June 2018 08:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...