Austria mbështet Kosovën për liberalizimin e vizave

E Enjte, 07 June 2018 20:27

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në kuadër të vizitës zyrtare në Austri, është pritur sot në një takim të veçantë nga kryetari i Parlamentit austriak, Wolfgang Sobotka.

Kryeparlamentari Veseli falënderoi homologun e tij për mbështetjen e vazhdueshme ushtarake, politike e ekonomike të Austrisë për Kosovën në të gjitha fazat, sidomos viteve të fundit në aspektin e zgjerimit të njohjes ndërkombëtare dhe në procesin e integrimit evropian.

Në këtë funksion, kryeparlamentari Veseli kërkoi mbështetjen e nevojshme të Austrisë për liberalizimin e vizave. “Kemi nevojë për përkrahjen e Austrisë në rrugën tonë drejt integrimeve evropiane. Republika e Kosovës i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe qytetarët tonë meritojnë të lëvizin lirshëm në Evropë. Ne presim që në fund të këtij viti qytetarët tanë të mund të lëvizin pa viza në Zonën Shengen”, tha kryeparlamentari Veseli.

Veseli e njoftoi kryeparlamentarin austriak edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë, hapat që po ndërmarrin institucionet në fushën e zhvillimin ekonomik dhe angazhimet në kuadër të procesit të integrimit evropian e të anëtarësimit në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Kryetari i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, vizitën në Vjenë të kryetarit Veseli dhe delegacionit që e shoqëron, e konsideroi një mundësi për të kontribuar më shumë në forcimin dhe avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve që tashmë të dy shtetet dhe parlamentet respektive kultivojnë ndërmjet tyre. Ai vlerësoi lart hapat zhvillimorë që ka bërë Kosova në të gjithë fushat, ndërsa shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për ta vazhduar mbështetjen për Kosovën edhe në të ardhmen.

 “Austria e përkrahë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane. Austria e përkrahë gjithmonë Kosovën edhe në procesin e liberalizimit të vizave dhe nëse vlerësohet se janë përmbushu kriteret, ne jemi të gatshëm të vazhdojmë këtë përkrahje për heqjen e vizave”, tha kryeparlamentari Sobotka. Turneun lobues për liberalizimin e vizave, kryeparlamentari Veseli ka vendosur ta fillojë në Austri, pasi ky shtet mik i Kosovës nga data 1 korrik do të marrë kryesimin e Këshillit Evropian.

Në këtë vizitë, kryeparlamentari Veseli po shoqërohet nga një përfaqësues i secilit grup parlamentar: Glauk Konjufca VV, Aida Dërguti PSD, Teuta Rugova LDK, Evgjeni Thaçi Dragusha PDK, Time Kadrijaj AAK, Bilall Sherifi Nisma Socialdemokrate, Adem Hodza LS dhe Fikrim Damka 6+.

Modifikuar më E Enjte, 07 June 2018 20:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...