×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Nesër parada Kuq e Zi në Manhattan

Premte, 08 June 2018 15:16

Nesër parada Kuq e Zi në Manhattan. Lajmi tashmë është bërë publike për të gjithë shqiptarët që punojnë në SHBA si dhe Federata Vatra kujton vartanët dhe kumunitetin për të shtunën nëË 6 AVE-43th Rd.
Njoftimi I VATRA
“Ditën e Shtunë, 9 qershor, që në mëngjes në orën 9.00 Am nis festa kuq e zi. Organizohet në Avenunë e 6-të, Manhattan, Parada e udhëhequr prej Rrënjëve Shqiptare-ALBANIAN ROOTS.
Si për cdo vit shqiptarët janë “NJËSHI” i Paradës së Emigrantëve. Muzika shqiptare, veshjet kuq e zi, Flamujt Kombëtar dhe ata Amerikanë, zotërojnë Avenjunë “Amerika”….Bëhuni Pjesë e kësaj Parade. Sillni fëmijët Tuaj aty. Bëjini që të ndjehen krenarë fëmijët, nipërit dhe mbesat me Kombin e Gjergj Kastriotit Skënderbeu dhe Nënë Terezës…. Bëjini që të krenohen me Kombin Shqiptar. I vishni kuq e zi ata!
Të dashur Vatranë
Bëhuni pjesë e kësaj Parade, ku lartësohet jo vetëm imazhi i Vatrës, por dhe imazhi i Kombit shqiptar. Përfaqësojeni me dinjitet Vatrën Shqiptare, e cila është nismëtarja e paradave në SHBA, që më 1917 në Boston, kur Banda Muzikore”VARA” dhe Trupat Vullnetare, parakalonin në Boston. Dhe 3 vite më vonë, më 1920 do të udhëtonin drejt Shqipërisë për të mbrojtë Shqipërinë e Jugut dhe për t’u bërë pjesë e luftëtarëve në Luftën e Vlorës…Banda e shtetit shqiptar s’ishte gjë tjetër vecse Banda e Vatrës….
Le ta cojmë më tej atë cfarë bënë paraardhësit tanë.
Bashkatdhetarë
Le të shpenzojmë 3-4 orë dhe të lartësojmë imazhin e Kombit tonë në sytë e amerikanëve dhe le të bëhemi ambasadorë masiv të Kombit tonë, duke i dhënë dhe një mësim të mirë klasës politike dhe shteteve shqiptare në vendlindje se si i shërbehet Kombit.
Bashkohuni të Shtunën, 9 qershor, Ora 9.00 am, në 43 Street and 6th Avenue.
Vishuni Kuq e zi...Merrni flamuj Kombëtar dhe Amerikanë me vete!
Kjo Paradë i kushtohet UÇK-s.
Krenarë që Jemi Shqiptarë!”.

V.jpg

 

 

Modifikuar më Premte, 08 June 2018 15:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...