Godina e ministrisë së Drejtësisë në Maqedoni është përfshirë nga zjarri.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme pasi zjarri ka shpërthyer në katin e katërt të godinës së ministrisë. Nuk raportohet për njerëz të lënduar, vetëm për dëme materiale.
Sakaq, zjarrëfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.