Gazetarja investigative dhe kandidatja për deputete e PDK-së në Kosovë, Arbana Xharra është kërcënuar në rrjetet sociale nga një person që i ka dërguar një mesazh në postën elektronike.
Xharra duket se është kërcënuar në lidhje me opinionet e saj për arrestimet e gulenistëve në Kosovë si dhe ndikimin e Erdoganit në Ballkan.
“Një rast që tregon pasojat e ndikimit të ideologjisë erdoganiane tek një numër i shqiptarëve të Maqedonisë!”, shkruan ajo në rrejet sociale teksa poston mesazhin kërcënues.
Nuk është hera e parë që Xharra kërcënohet, madje disa kohë më parë ajo ra pre e dhunës nga persona të panjohur.