Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka thënë se çështja e Kosovës është më problematikja nga të gjitha.
Gjatë një interviste për ‘Kurir’, Daçiç ka thënë se qeveria aktuale serbe është e gatshme t’i trajtojë të gjitha vendimet e vështira përfshirë edhe çështjen e Kosovës.
“Duket sikur puna e Sizifit por na takon të mos heqim dorë kurrë, edhe pse gjithçka duket e pashpresë. Nuk është vetëm frazë, është thelbi”, është shprehur Daçiç
Ai ka theksuar se është e lehtë të thuhet se kjo qeveri e ka shitur Kosovën dhe është duke zhvilluar një politikë katastrofale.
“Po ju them atyre që kritikojnë: të ishit pak më të përgjegjshëm nuk do të ishin mundësitë aq të mëdha për të humbur Kosovën”.
Sipas tij, janë në rregull kritikat ndaj njëri-tjetrit por ka zgjidhje më të mira dhe nuk duhet të ketë urrejtje reciproke.