Në ditën e 19-vjetorit të çlirimit, kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në zyrën e tij zëvendës ndihmës sekretarin e NATO’s, John Manza.
Haradinaj ka shkruar në Facebook se e ka informuar zyrtarin e lartë të NATO’s për progresin që po e kanë Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe gatishmërinë për të marrë përgjegjësitë si ushtri.
Shkrimi i plotë i Haradinajt:
Vendi ynë u çlirua duke rinisur jetën e re në paqe falë NATO-s dhe aleatëve tanë strategjikë.
Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, John Manza, e informova për progresin e arritur të FSK-së, si forcë gjithëpërfshirëse dhe profesionale. FSK është gati të marrë përgjegjësitë e saj si ushtri, sipas standardeve të NATO-s.
Nga një absorbues i paqes, ne synojmë të kthehemi në kontribues të saj kudo në botë, si pjesë integrale e NATO-s.