Shtetasit kosovar që do duhet të bëjnë pushimet drejt Shqipërisë apo Malit të Zi do të përballen këtë sezon veror me çmim biletash më të larta. Në këtë konkluzion kanë arritur Oda Ekonomike e Kosovës gjatë takimit me shoqatën e transportit rrugorë të udhëtarëve.
“Si problematika më e madhe u potencua çështja e hyrjeve dhe daljeve të udhëtarëve në stacionin e Prishtinës, gjithashtu u diskutuan tarifat e pagesës së peronizimeve për të gjitha destinacionet, gjithashtu u diskutua edhe për çmimet sezonale të verës.
Gjatë këtij takimi u arrit një konkluzion, që për shkak të rritjes së çmimit të derivateve të naftës mbi 20% , krahasuar nga viti i kaluar dhe për shkak të ngritjes së çmimit të furnizimit me pjesë kryesore si goma, vajra, etj.. dhe shërbimeve tjera, do të ketë rritje të çmimit të biletave për të gjitha drejtimet sipas regjioneve, për secilin operator ekonomik, në bazë të shpenzimeve të veta, për transportin turistik veror, për udhëtimet drejt Shqipërisë dhe Malit të Zi”, thuhet në njoftimin e ODA.
Gjatë takimit u aprovua statuti i shoqatës, si dhe u shqyrtua situata e përgjithshme e transportit rrugorë të udhëtarëve si dhe transporti urban, nder-urban ndërkombëtar i udhëtarëve.