Shteti i Liberisë ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, raportojnë mediat e Serbisë.
Ministri i Jashtëm i Liberisë, Gbezongar Milton Findlej i ka dorëzuar homologut të tij serb, Ivica Daçiç, tërheqjen e njohjes së Kosovës, siç thuhet derisa vazhdon dialogu mes Prishinës dhe Beogradit.
Në dokumentin e publikuar nga mediat serbe thuhet se Liberia e ka pranuar pavarësinë në kuadër të marrëveshjes që Beogradi nuk është i gatshëm të bisedoj për “krahinën jugore-Kosovën”.
Liberia e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 30 maj 2008.