Ditën e nesërme do të zhillohet një protestë në Beograd kundër zhvillimit në Bruksel të bisedimeve Kosovë-Serbi. Lajmin e kanë bërë të ditur disa organizata të cilat janë dhe iniciueset e protestës.
Siç njofton “B92”, protestën e organizojnë shoqatat “Nuk ka dorëzim të Kosovës”, “Nuk i japim fëmijët”, “Serbë mblidhuni “, “Cirilike” dhe Sindikata e pavarur e policëve.
Pjesëmarrjen në protestë e ka paralajmëruar edhe Kryetari i Këshillit Iniciativ për Serbinë e Shëndoshë (Zdrava Srbija) Milan Stamatoviç.
Ai ka deklaruar se kryetari Aleksandar Vuçiç “po përpiqet që popullit serb t’ia rrëmbejë sovranitetin dhe t’ua falë atë terroristëve Haradinaj dhe Thaçi me qëllim të vazhdimit të integrimit të pasigurt europain”.