Në parlamentin maqedonas rikthehet ligji për emrin pas refuzimit të Ivanovit

Saturday, 30 June 2018 11:52

Ligji për ratifikimin e marrëveshjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë është rikthyer nga java e ardhshme për votim të dytë në Parlamentin maqedonas.

Edhe pse Kushtetuta e detyron ta firmosë këtë ligj, presidenti Gjorge Ivanov, me shumë gjasë do të refuzojë sërish ta bëjë një gjë të tillë.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi bëri një përpjekje të fundit, duke i kërkuar të reflektojë në shenjë të asaj që u konsiderua si ditë historike, ftesës për anëtarësim në NATO.

“Ne në Parlament do të bëjmë detyrën tonë, siç e dikton procedura. E ftoj dhe presidentin të bëjë të tijën”, ishte thirrja e Xhaferit.

Arsyetimi i kryeparlamentarit maqedonas për atë që po kthehet tashmë në një praktikë të vetove, është se kështu mund të ketë zvarritje, por në fund, presidentit nuk ia mundëson Kushtetuta veton absolute, e në këto rrethana nuk ka opsion tjetër.

Ndërsa i pyetur për referendumin, Xhaferi foli për dispozitat ligjore për shpalljen e datës. Ai përmendi edhe modelin e referendumit dhe faktin që nuk do të ketë nevojë për ndryshime, duke theksuar se do të respektohen të njëjtat procedura si për organizimin e zgjedhjeve.

Duke qenë se bëhet fjalë për çështje të brendshme, Xhaferi sqaroi se diaspora mund të votojë në Maqedoni, por jo edhe jashtë vendit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...