Ata ishin në gjendje te kontrabandonin armë ushtarake dhe cigare, pastronin male me para, benin riciklim diamantesh dhe ari, trafikonin emigrantë nga Ballkani në Zvicër.
Keshtu shkruajne sot mediat italiane teksa raportojne per shkaterrimin e nje bande kriminale te lidhur me Cosa Nostra dhe UÇK-ne.
Policia e Palermos shkaterroi mbreme nje bande kriminale dhe arrestoi 17 persona, me lidhje te forte ne Italia dhe Kosove. Banda vepronte mes Palermos, Como, Varese, Milano, Trieste, Luzern.
Ata kishin kontakte me Cosa Nostra dhe UÇK-ne për trafikun e armëve. Sipas prokuroreve te dyja organizatat vepronin ne fusha te ndryshme, një ishte ekskluzivisht per transportin e emigranteve kosovarë në Zvicër në sajë të një rrjeti kontaktesh dhe bashkëpunëtorëve italiane, ndërsa i dyti, shumë më i strukturuar, merrej me trafikimin e armëve dhe cigareve nga Kosova në Palermo, pastrimin e parave nga sulmet në ATM, riciklimin e diamante dhe ari dhe gjithashtu ndihmonin ne emigracionin e paligjshëm.
Në krye të këtij rrjeti ishte Fatmir Ljatifi, banor i provincës Bolognetta ne Palermo, Giuseppe Giangrosso dhe Driton Rexhepi, i cili jeton në provincën e Sondrio.
Pikërisht nga marrëdhëniet e tyre pranë Cosa Nostra në tetor 2016, nisen edhe hetimet. Fatmir Ljatifi, maqedonas nga një bar pranë rrugës së Unazës së Palermos, menaxhon të gjithë biznesin e organizatës.
Në Palermo organizata kishte krijuar një shoqëri që kërkoi ardhjen e punëtorëve nga Maqedonia dhe Kosova. Një kompani fantazme që do të përdorej për të marrë leje qëndrimi të përhershme për migrantët. Çdo migrant i paguante shtatë mijë euro organizatës kriminale.
Të arrestuarit Fatmir Ljatifi, Driton Rexhepi, Arben Rexhepi, Xhemshit Vershevci, Franco Mapelli, Titian Moreno Mapelli, Ibrahim Latifi, Jlenia Fele Arena, Giuseppe Giangrossio, Djemilj Xhaferi, Denis Nikci, Urran Ameti, Francesco Tinnirello, Salvatore Morello, Gabriel Torres, Dario Vitellaro, Luan Dobjani.