17 persona janë vënë në pranga në Palermo dhe sipas mediave italiane, organizata kriminale kishte lidhje me Cosa Nostrën dhe grupin shqiptar të UÇK-së së re, të lidhur me qarqet xhihadiste.
Këta janë emrat e të arrestuarve:
Fatmir Ljatifi, Driton Rexhepi, Arben Rexhepi, Xhemshit Vershevci, Franco Mapelli, Tiziano Moreno Mapelli, Ibraim Latifi, Jlenia Fele Arena, Giuseppe Giangrossio, Djemilj Djaferi, Denis Nikci, Urran Ameti, Francesco Tinnirello, Salvatore Morello, Gabriele Torres, Dario Vitellaro, Luan Dobjani, transmeton Gazeta Express.
Në krye të grupit ishte maqedonasi Fatmir Ljatifi, një italian nga Palermo Giuseppe Gianogrosoo dhe kosovari Driton Rexhepi.
Tgcom24 shkruan se organizata synonte në lehtësimin e emigracionit të paligjshëm, trafikimit të armëve luftarake, riciklim të diamanteve, arit dhe parave.
Personat e arrestuar kanë menaxhuar udhëtimin e emigrantëve në rrugën ballkanike. Përmes Italisë dhjetëra persona, falë këtij grupi kriminal, janë përpjekur të shkojnë në Zvicër dhe në Evropën Veriore.
Struktura kriminale, e cila përbëhej nga personat e arrestuar në Palermo ishte aktive edhe në krahinat e Sondrit, Como, Pordenone dhe Siena, si dhe në Zvicër, Gjermani, Maqedoni dhe Kosovë.