Brukseli kundër ndryshimit të formatit të dialogut Kosovë-Serbi

Tuesday, 03 July 2018 08:14

Bashkimi Evropian po i cilëson si të panevojshme ndryshimet në formatin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Kështu të paktën shkruan agjencia e lajmeve “Beta” duke iu referuar burimeve të saja në Bruksel, transmeton lajmi.net. Po ashtu sipas këtyre burimeve, qëndrimi i Brukselit është se nëse ndryshohet formati i dialogut, atëherë palët do të merreshin më shumë me çështjen e përfaqësimit në këtë proces, sesa për arritjen e një marrëveshjeje.

Burimet e njëjta i kanë thënë “Betas” se në takimin e fundit mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiç janë rikonfirmuar edhe njëherë përpjekjet e palëve për implementimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani në Bruksel, si dhe për hapat e mëtutjeshëm për arritjen e marrëveshjes ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme për të dy vendet.

Kjo agjenci e lajmeve po ashtu shkruan se Brukseli është në dijeni të ndikimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në autoritetet e Prishtinës, dhe se ky ndikim e tejkalon edhe atë të Bashkimit Evropian. “Është e mundshme që një raund i ri i bisedimeve të vazhdojë këtë muaj”, është thënë më tutje nga këto burime. Vlen të theksohet se Thaçi dhe Vuçiç u takuan më 24 qershor për herë të dytë brenda këtij viti në të njëjtin format, ndërkaq që për herë të parë në kuadër të fillimit të dialogut përfundimtar për normalizimin e marrëdhënieve.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...