"Prishtina nuk respekton ndonjë marrëveshje dhe do habitemi nëse ajo respekton ndonje prej tyre"
Kështu ka thënë drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriç duke shtuar se tani do të ishte lajm dhe do të habiteshin siç tha ai kur Kosova të nis t`i përmbahet disa marrëveshjeve, të fillojë të respektojë fjalën e dhënë.
“Kur ata fyejnë, përdorin retorikë nxitëse, flasin marrëzira për një territor që nuk kanë, nuk është më risi”, tha ai dhe theksoi se “Kosova dhe Metohia është territori i Serbisë sipas Kushtetutës sonë dhe me Rezolutën 1244”.