Aksidenti tragjik që ndodhi dje në Suharekë i mori jetën 5 anëtarëve të një familje. Familja Sadikaj nga Sopia tashmë ka hapur dyert e mortit për të vajtuar djalin, nusen, dy fëmijët dhe gjyshen. Mediat kosovare teksa raportojnë mbi ngjarjen e rëndë, shkruajnë edhe për një detaj të trishtë për familjen Sadikaj.
Në të njëjtën rrugë, 29 vite më parë, kjo familje kishte humbur njerëzit e saj të dashur.
h
Babai i viktimës, shtetasi J.S, së bashku më dy vëllezërit e tij kishin vdekur në një aksident rrugor në rrugën e Duhles. Mësohet se dje automjetin e drejtonte gjyshja, ndërsa familja kthehej nga Zvicra.