Pacolli: Të pavërteta tërheqjet e njohjeve të Kosovës

Hënë, 09 July 2018 12:51

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli shprehu kënaqësinë që Kosova është pjesë e Samitit të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, i cili, në cilësinë edhe të ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, po merr pjesë në Londër, në kuadër të Samitit për Ballkanin Perëndimor.

Pacolli i cilësoi edhe një herë si të pavërteta deklarimet e Serbisë dhe homologut të tij Serb, Ivica Daçiç, se disa vende kanë tërhequr njohjet e tyre ndaj Kosovës.

Ai tha se për secilën njohje janë notat verbale dhe se nuk ka asgjë në këtë drejtim. I pyetur nga mediet nëse Daçiç është duke gënjyer, Pacolli tha se nuk e di, por siguroi se Kosova vazhdon rrugën e saj, duke rikujtuar edhe një herë se vet pjesëmarrja në këtë Samit, krahas pesë vendeve të tjera të Ballkanit e dëshmon këtë gjë.

Në kuadër të Samitit dyditësh sot po diskutohet në auditorium të hapur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...