Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se pret që aleanca të bjerë dakord të ftojë Maqedoninë për të filluar bisedimet e pranimit në Aleancë.
“Sapo të finalizohet dhe të zbatohet marrëveshja mbi çështjen e emrit, ne do të mund të ftojmë ish-republikën Jugosllave të Maqedonisë të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s nën emrin e saj të ri: Republika e Maqedonisë Veriore”, tha zoti Stoltenberg në një konferencë për shtyp të martën në selinë e NATO-s në Bruksel.
Ai tha se kjo do të përbënte "një sinjal të fortë" që dera e NATO-s është dhe do të vazhdojë të jetë e hapur.
Maqedonia zgjidhi një mosmarrëveshje 10-vjeçare me Greqinë, anëtare e BE-së dhe e NATO-s, duke rënë dakord të quhet Maqedonia e Veriut.
Ndërsa merrte pjesë në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Londër, ministri i jashtëm i Maqedonisë Nikolla Dimitrov i tha agjencisë së lajmeve Reuters se vendi i tij “ka shpresa të mëdha dhe se mendon se gjithçka do të ndodhë këtë javë". Ai tha gjithashtu se vendi i tij "duhet të jetë gati për të filluar bisedimet e pranimit".
Në këmbim të ndryshimit të emrit, Athina do të tërhiqet nga kundërshtitë e saj ndaj Shkupit për anëtarësimin e vendit në NATO dhe në Bashkimin Evropian.