Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka qenë në Londër në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor.
Haradinaj ka përfituar nga rasti për tu takuar me këngëtaren e famshme Rita Ora, njëkohësisht edhe Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës në botë.
Në një postim në profilin e tij “Facebook”, kryeministri Haradinaj ku është shprehur me mirënjohje ndaj saj dhe se ajo ka bërë më shumë nga të gjithë të tjerët për origjinën e saj, Kosovën.
“Përmbyllje e mirë e një dite pune konstruktive në Londër. Takim miqësor me kosovaren më të famshme, Rita Ora, që ngjyrave të flamurit tonë i ka dhënë shkëlqimin më të mirë. Rita përmes muzikës ka bërë më shumë se gjithë ne, e ka ndërkombëtarizuar Kosovën. Ambasadores së nderit, të shpallur sot e tri vite më parë, i dhurova Hyjneshën në Fron të gravuar në filigran për ta nderuar dhe për t’i përçuar mesazhin e gjithë shqiptarëve: Faleleminderit që të kemi. Faleminderit që, përkundër që preke majat e suksesit në botë, nuk i harrove rrënjët tua! Our golden Rita Ora. Thank You!”, shkruan në “Facebook” Haradinaj. /55news.al/