Dokument kornizë mbi dialogun Kosovë-Serbi

Diel, 15 July 2018 12:16

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në udhëtimin e tij në Bruksel, për raundin e dytë të takimit të fazës finale të dialogut, do të shoqërohet nga një delegacion i nivelit më të lartë shtetëror të mundshëm. Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se në takimin e Thaçit me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, të mërkurën më 18 korrik, do të jenë edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, si dhe tre nga zëvendëskryeministrat e tij – Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.

Vendimi për shkuarjen e delegacionit qeveritar bashkë me presidentin është marrë në takimin e dytë të mbajtur gjatë ditës së premte. Në takimin e parë, presidenti dhe përfaqësuesit e partive politike që janë pjesë e koalicionit qeverisë patën në diskutim një platformë të re, të propozuar nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Propozimi i quajtur “Dokument kornizë mbi dialogun Kosovë - Serbi” përfshin parimet e negocimit me Serbinë, përbërjen dhe strukturën e ekipit negociator, pritjet e Kosovës nga pala ndërmjetëse ndërkombëtare, orarin dhe afatin kohor të bisedimeve, synimet dhe objektivat e Kosovës në dialog, si dhe vijat e kuqe, raporton Koha Ditore.

Dokumenti përderisa e përkrah intencën e presidentit Thaçi që të udhëheqë ekipin negociator të Kosovës, në shumë aspekte del në kundërshtim me pozicionet e ndërtuara prej tij, posaçërisht meqë në mënyrë eksplicite thirret në Pakon e Ahtisaarit dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, si dhe vendos vijat e kuqe strikte, të cilat fillimisht presidenti Thaçi kishte insistuar se nuk duhet vendosur.

Principet:

1. Kosova si shtet sovran me integritet të plotë i hyn dialogut të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

2. Dialogu me Serbinë që realizohet në Bruksel bëhet në frymën e vlerave evropiane dhe synon fqinjësi të mirë, rajon stabël e kontribuues së paqes në Ballkan.

3. Kosova respekton integritetin e të gjithë fqinjëve të saj, përfshirë edhe Serbinë, të drejtën e saj për të aspiruar integrimin evropian.

4. Kosova në dialog hyn duke respektuar Marrëveshjen gjithëpërfshirëse të Ahtissarit, e garantuar dhe përkrahur nga shumë shtete e organizata ndërkombëtare si bazë e pranimit ndërkombëtar të saj,njëherësh edhe si dokument i inkorporuar në Kushtetutën e saj.

5. Kosova hyn në dialog duke respektuar vendimin e Gjyqit Ndërkombëtar lidhur me principin sui generis të ekzistimit të shtetit të Kosovës.

6. Kosova pranon dialogun me Serbinë duke pasur parasysh edhe paqen dhe stabilitetin, që mund të prodhojë normalizimi i marrëdhënieve në mes fqinjëve.

7. Kosova është e gatshme të respektojë fuqishëm marrëveshjet e arritura deri më tani edhe në dialogun e deritanishëm nga Vjena dhe Brukseli, duke garantuar respektimin e plotë për të drejtat e njeriut dhe të pakicave që dalin nga të gjitha dokumentet më relevante ndërkombëtare.

8. Kosova garanton çfarëdo marrëveshjeje që avancon respektimin e plotë të interesave të komunitetit serb në Kosovë konform standardeve më të avancuara evropiane e ndërkombëtare.

9. Integrimi euroatlantik i Kosovës është bazë dhe synim afatgjatë i Kosovës dhe i konceptimit të paqes e stabilitetit në rajon.

Negociatorët kosovarë

1.Presidenti si përfaqësuesi më i lartë sovran dhe unifikues i vendit, e ka të drejtën e përfaqësimit të Kosovës në bisedimet me Serbinë në Bruksel.

2.Presidenti i përgjigjet Kuvendit të Kosovës për rezultatin final të bisedimeve. Ai i njofton periodikisht Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës me ecurinë e bisedimeve.

3.Në interes të vendit dhe duke respektuar traditën politike kosovare negociatore të Kosovës, dhe në interes të inkluzivitetit sa më të madh në përfaqësim dhe mbrojtje të interesave të vendit propozohet një format i përshtatshëm gjithëpërfshirës i grupit negociues, që mëton arritjen e një konsensusi të brendshëm.

4.Në grupin gjithëpërfshirës duhet përfshirë krerët institucionalë të vendit, përfaqësuesit politikë dhe sipas nevojës edhe përfaqësues të komuniteteve etnike.

5.Në interes të funksionimit sa më të mirë të grupit negociator, në dispozicion vihet grupi i ekspertëve, që do të ndihmojë grupin negociator në fushat e caktuara të procesit dialogues.

Pala e tretë:

1.Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jenë ndërmjetës, lehtësues dhe garantues të procesit negociator në mes të Kosovës e Serbisë.

2.Dialogu është mirë të vazhdohet në Bruksel, si kryeqendër e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s.

3.Do të ishte e mirëseardhur prezenca permanente e të emëruarve nga BE-ja dhe SHBA-ja në proces negociator.

Afati kohor

1.Kosova duhet të synojë afat të qartë kohor të rrjedhjes së bisedimeve, orarin dhe obligimet implementuese që dalin për palët në procesin negociator.

2.Një orar i tillë duhet paraparë në kuadër të bisedimeve me garanci të palës së tretë lehtësuese të dialogut.

3.Implementimi i rezultatit të dialogut duhet të jetë obligues për palët me garanci të lehtësuesve ndërkombëtarë me kushte dhe obligime të qarta deri në sanksione për mosimplementim.

Synimet dhe objektivat e Kosovës në dialog

1.Kosova synon të përmbyllë procesin e saj të ndërtimit të fqinjësisë stabile dhe normalizimit të marrëdhënieve me gjithë fqinjët.

2.Kosova synon që të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë, me synim të qartë e afatgjatë për paqe e respekt të dyanshëm.

3.Kosova synon që të krijojë mundësinë për të qenë pjesë e integrimeve euroatlantike duke eliminuar pengesën e fundit përmes dialogut me Serbinë.

4.Kosova respekton orientimin e Serbisë për të qenë pjesë e Bashkësisë Evropiane.

5.Kosova synon anëtarësim në OKB në një kohë të arsyeshme.

6.Kosova dëshiron pranim reciprok në mes të dyja vendeve, duke respektuar integritetin e sovranitetin e njëra-tjetrës.

7.Serbia dhe Kosova duhet të hyjnë në Bashkimin Evropian duke mos kontestuar njëra-tjetrën dhe duke mos pasur çështje të hapura dhe duke njohur njëra-tjetrën si dy shtete fqinje, që respektojnë vlerat, principet dhe obligimet evropiane.

8.Kosova dhe Serbia si synim afatgjatë të normalizimit të marrëdhënieve duhet të punojnë edhe në procesin e pajtimit, i cili duhet të ballafaqohet me të kaluarën e dhunshme dhe tragjedinë që ka ndodhur në Kosovë.

Vijat e kuqe

1.Kosova nuk negocion mbi shtetësinë e saj, sovranitetin e integritetin.

2.Kosova nuk pranon rezultate të dialogut që vënë në kompromis funksionalitetin e shtetit dhe të institucioneve, diskriminimin e të drejtave individuale apo të ndonjë grupi, komuniteti apo etnie.

3.Kosova nuk pranon rrafshin e tretë të pushtetit, që vë në dyshim funksionimin e brendshëm institucional.

4.Kosova nuk mund të pranojë zgjedhje, të cilat mund të krijojnë precedent negativ për paqe e stabilitet në vend dhe rajon.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...