Ambasadori i Kinës në Beograd Li Manchang ka deklaruar se Kosova për Pekinin është Serbi dhe kështu do të mbetet, transmeton Koha.net.
“Kina si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk e njeh Kosovën. Kjo do të thotë se ne mendojmë se ajo është Serbi. Çështja e Kosovës duhet të zgjidhet në bazë të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit dhe në përputhje me dokumente ndërkombëtare në fuqi. Përkrahim bisedimet e Beogradit e të Prishtinës që të zgjidhet ai problem”, citon portali serb “kurir” të ketë thënë Manchang.
Diplomati kinez ka treguar se Kina ka ndër mend që në Serbi të investojë mbi 500 milionë dollarë.