Një punëtor shqiptar ka alarmuar policinë në Ostuni të Brindisit, pasi kishte harruar çantën në stacionin hekurudhor.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme (16 korrik) por lajmi është përcjellë nga mediat italiane sot.
Shqiptari që kishte harruar çantën ishte një 41-vjeçar, punëtor bujqësie.
Udhëtarët kur kanë para një çantë që nuk i përkiste askujt nga të pranishmit, por ishte braktisur, menjëherë kanë vënë alarmin, duke sjellë aty policinë.
Menjëherë është evakuuar zona, duke larguar të pranishmit dhe është ndaluar edhe lëvizja e trenave, duke vënë në punë edhe njësinë antibombë.
Gjithaçka ka zgjatur rreth 40 minuta, deri kur në polici është paraqitur një shqiptar. Ai ka treguar se në mënyrë të pavullnetshme kishte harruar çantën e tij, pasi ishte futur në një bar.