Liderët kosovarë, Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe tre zëvendëskryeministrat: Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi, janë takuar sot në orën 9:00 me Shefen për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Temë diskutimi do të jetë dialogu me Serbinë.
Më pas, siç raporton “Radio Europa e Lirë”, Thaçi do të takohet me homologun serb Aleksandër Vuçiç.
Po sot në Bruksel pritet që Komisioni Evropian të japë rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.